MENU
klinika

U shkarkua si nënkryetar i Bashkisë Durrës

Gjykata i jep të drejtë djalit të Spartak Brahos

22.04.2022 - 11:23

Gjykata ka rrëzuar vendimin e kryetares së bashkisë së Durrësit Emirjana Sako për shkarkimin e Arbër Brahos nga posti i nënkryetarit të kësaj bashkie.

News 24 bën me dije se gjykata e ka cilësuar të paligjshëm shkarkimin e Brahos.

Braho u shkarkua në nëntor të vitit të kaluar, ndërsa e mbante postin e nënkryetarit të bashkisë që prej vitit 2013.