MENU
klinika

19-vjeçari u tërhoq zvarrë nga vinçi

Gjykata lë në burg 3 punonjësit e Portit Durrës

19.04.2022 - 11:36

Tre punonjës të Portit të Durrësit janë lënë në burg, pas aksidentit që ndodhur disa ditë më parë ku si pasojë humbi jetën një 19 vjeçar.

Gjykata e Durrësit ka dhënë masën arrest me burg për Nazmi Varakun, Rendi Biçakun dhe Bledar Troplini, të cilët akuzohen për “shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë”, ku për pasojë humbi jetën 19 vjeçari Rufan Belshaku.

Nga informacionet pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Durrës, rezulton që tre shtetasit në fjalë nuk kanë folur për të kundërshtuar apo të kishin pretendime ndaj vendimit.

Kujtojmë se më herët Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë pak ditë më parë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, shtetasit:

Sipas informacioneve mësohet se të dënuarit Rendi Biçaku, 27 vjeç, ishte përgjegjës turni, në firmën përpunimit të kontenierëve në portin e Durrësit, Nazmi Varaku, 64 vjeç, manovrator i makinerisë dhe Bledar Troplini, 42 vjeç, kryemekanik i ofiçinës.

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë sepse, për shkak të moszbatimit të rregullave të mbrojtjes në punë, në vendin e quajtur “Sheshi i Kontenierëve” në portin e Durrësit, punonjësi i kësaj firme, shtetasi Rufan Belshaku është aksidentuar me pasojë vdekjen, nga një mjet pune i kësaj firme, që po drejtohej nga shtetasi Nazmi Varaku.