MENU
klinika

Licencohen kompanitë helene për të…

Greqia rrit përpjekjet për të nxjerrë naftë e gaz në detin Jon

06.04.2022 - 15:41

Në një kohë që çmimi i naftës është rritur në tregjet ndërkombëtare për shkak të luftës në Ukrainë dhe sanksioneve të Perëndimit të vendosura ndaj Rusisë, Greqia është duke rritur përpjekjet për të nxjerrë naftë dhe gaz në detin Jon.

Greqia, e cila ka prodhuar sasi të vogla nafte në të kaluarën dhe është përpjekur të eksplorojë potencialin e saj në fushën e hidrokarbureve, por çmimet e ulëta të naftës së papërpunuar dhe orientimi drejt energjisë së gjelbër kanë bllokuar planet e saj për të kërkuar naftë.

Pushtimi rus i Ukrainës dhe frika për furnizimet me gaz në Evropë kanë sjellë rritjen e çmimeve duke detyruar Bashkimin Evropian të kërkojë mënyra të reja për të reduktuar varësinë e tij nga gazi rus. Kjo ka rritur nevojën për Greqinë, e cila mbulon rreth 40% të kërkesës vjetore me gaz rus, për të shfrytëzuar burimet e brendshme.

“Në ditët në vijim, Greqia do të bëjë të ditur procesin e eksplorimit në Detin Jon dhe në perëndim të Kretës” i tha Reuters një zyrtar qeveritar, i cili nuk pranoi të identifikohej.

“Mjedisi i ri gjeopolitik dhe energjetik… kërkon që çdo vend të bëjë hapa vendimtarë drejt sigurisë dhe sigurisë së tij energjetike duke kërkuar burime të reja energjie.”

Kryeministri Kyriakos Mitsotakis pritet të bëjë të ditur strategjinë e Greqisë për këtë çështje deri në fillim të javës së ardhshme, teksa shteti fqinj ka pasur indikacione për rezerva të konsiderueshme gazi, në masën qindra miliardë metra kub, raporton Reuters.

Një zyrtar i lartë në komisionin e hidrokarbureve të Greqisë tha javën e kaluar se komisioni ka propozuar një plan “ambicioz, por të realizueshëm” të kërkimit të gazit.

Hellenic Petroleum HEPr.AT ka licenca për kërkimin e gazit në detin Jon dhe ka përfunduar së fundmi studimet sizmike në zonë, një hap i rëndësishëm për të sqaruar vendndodhjen dhe madhësinë e çdo rezerve të mundshme.

Një konsorcium i TotalEnergies TTEF.PA, ExxonMobil XOM.N dhe Hellenic Petroleum gjithashtu mban licencat e kërkimit për dy blloqe në det të hapur që shtrihen në perëndim dhe jug-perëndim të Kretës.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Për herë të parë paralajmërohet se do..."

Kthesë në politikën e BE ndaj Turqisë