MENU
klinika

"Fermerët në ankthin e tmerrshëm të…"

“Gruri në pikën më kritike”- Erion Braçe publikon videon

29.04.2022 - 10:03

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe herë pas herë ngre shqetësime për situatën ku ndodhen fermerët. Këtë mëngjes ish-zv.kryeministri ka publikuar një video nga një tokë e mbjellë me grurë.

Siç thotë ai, gruri ka arritur në pikën kritike, ndërsa shkruan se fermerët kanë ankthin e çmimit dhe nuk dinë me çfarë çmimi të shesin grurin.

“Atëherë; këtu jemi tek Arbri në Bashtove, përballë nesh po e njëjta ekonomi; ka 25 hektarë me këtë grurë, 23 leke plehra kimike për kilogram i ka shkuar deri tani. Atëherë; I duhet nafta për vaditje me pompa, i duhet plehu i lirë për fazën e fundit të prodhimit”, shkruan Braçe.


Postimi i Braçes

GRURI NE PIKEN KRITIKE;

Fazene e kallirit!

Kerkon UJE-me cdo menyre dhe PLEHRA KIMIKE-te lira;

DUHET QE GRURI TE PLOTESOJ KOKREN!

Atehere; ketu jemi tek Arbri ne Bashtove, perballe nesh po e njejta ekonomi; ka 25 hektare me kete grure, 23 leke plehra kimike per kilogram i ka shkuar deri tani.

Atehere;

I duhet nafta per vaditje me pompa,

I duhet plehu i lire per fazen e fundit te prodhimit.

Aaaa ka edhe me;

Eshte ne ankthin e tmerrshem te cmimit; ME SA DO MA MARRIN, JO ME SA DO E SHES! Me cmimin e vjetshem nuk do marr as leket e mia!

31 VJEC, BEN KETE PUNE TE VESHTIRE E NUK MERITON KETE ANKTH!