MENU
klinika

Me detaje

Hailey Bieber tregon operacionin e frikshëm të cilit iu nënshtrua

28.04.2022 - 12:06

Hailey Bieber flet për “momentin më të frikshëm” të jetës së saj dhe ka ndarë më shumë detaje rreth shtrimit të saj në spital në mars për shkak të një mpiksje gjaku në trurin e saj.

Në një video në YouTube të postuar më 27 prill, modelja ndau më shumë detaje rreth shtrimit të saj në spital muajin e kaluar. Hailey tha se ajo pësoi një goditje të vogël dhe se kjo çoi në zbulimin e një sëmundjeje të zemrës.

Në mars, modelja shkroi në Instagram se ajo përjetoi “simptoma të ngjashme me goditjen në tru” ndërsa po hante mëngjes me burrin e saj Justin dhe në videon e re, Hailey u thellua në atë që ndodhi atë ditë. “Kam pasur një incident shumë të frikshëm më 10 mars,” tha ajo. “Isha ulur në mëngjes me burrin tim, duke pasur një ditë normale, një bisedë normale, kur papritmas ndjeva këtë ndjesi vërtet të çuditshme, që më kaloi nga krahu dhe shpatulla ime deri në majë të gishtave, dhe bëri që majat e gishtave të mi ndiheshin vërtetë të mpirë dhe të çuditshëm.”

Kjo sëmundje njihet gjithashtu si një “mini goditje”. Ndodh kur furnizimi me gjak në një pjesë të trurit bllokohet për një kohë të shkurtër. Simptomat përfshijnë mpirje ose dobësi-veçanërisht në njërën anë të trupit, vështirësi në të folur, marramendje, humbje të ekuilibrit dhe vështirësi në ecje.

Hailey tha se pas testimeve dhe diagnozave të duhura, mjekët e saj kryen nje procedurë dhe mbyllën vrimën në zemrën e saj.

“Shkoi shumë mirë,” tha ajo. “Po rikuperohem shumë mirë shumë shpejt. Ndihem mirë. Gjëja më e madhe që ndiej, është se jam shumë e lehtësuar që ishim në gjendje të kuptonim gjithçka, që mundëm ta kalojme, që do të jem në gjendje të largohem nga kjo situatë vërtet e frikshme dhe thjesht të jetoj jetën time.”

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Vajzat e showbizz, të cilat do të bëhen pjesë e shtëpisë së famshme

Emrat e rinj që përfliten si konkurrentë të “Big Brother VIP”!

Prapaskenat/ Skena xhelozie dhe sherre

Arsyet e ndarjes së Ilnisa Agollit e Meriton Mjekiqit!

“Më rrihnin të gjithë”

Mehdi Malkaj rrëfen historinë me babain