Klubet kosovare kanë bërë hapa përpara në pak vite të tyre në pjesëmarrjen në kompeticionet europiane. Fitoret dhe kalimi i turit prej disa prej këtyre klubeve, i kanë bërë të mundur Kosovës që të sigurojë një rritje drastike në renditjen ndërkombëtare në pak vite.
Kështu, pak nga pak të shtojë numrin e skuadrave pjesëmarrëse. Kosova e nisi në vitin 2017 praninë në Kupat e Europës me një skuadër në Ligën e Kampioneve dhe një tjetër në Ligën e Europës.
Por falë sukseseve në turet paraeliminatore e shpesh ecurinë e mirë edhe në kualifikuese, numri i skuadrave kosovare u rrit, duke u bërë me dy skuadra përfaqësuese në Ligën e Europës.
Sot, Federata e Futbollit e Kosovës ka bërë të ditur se falë renditjes tashmë në vendin e 39-të në renditjen e Federatave në UEFA, Kosova, duke filluar nga kjo verë do të përfaqësohet me 1 skuadër në Champions League dhe 3 Conference League.
Gjithashtu, skuadrat kosovare nuk do të marrin më pjesë në turnetë paraeliminatorë, por do të fuen direkt në turin e parë kualifikues. Një sukses jo i vogël në 5 vite përfaqësimi në veprimtaritë ndërkombëtare.