MENU
klinika

Sa do të shiten orizi, sheqeri, mielli dhe vaji?

Hyjnë në fuqi vendimet e bordit për produktet e shportës

07.04.2022 - 09:54

Produktet bazë jetike apo ato të shportës që “fluturuan” menjëherë pas luftës në Ukrainë: mielli, vaji, orizi dhe sheqeri nuk do të mund të shiten përtej një tavani të vendosur nga Bordi i Transparencës për çmimet bazë.

Ky i fundit mësohet të jetë mbledhur pasditen e të martës, ndërkohë që një ditë më pas bëri publik vendimin me çmimet tavan për katër produktet (sipas listës bashkëngjitur shkrimit).

Sakaq, bordi tjetër, ai i transparencës për çmimet e karburanteve ka vendosur të rimblidhet vetëm 24 orë pas vendimit që mori të martën, duke rishikuar edhe një herë çmimet e naftës e benzinës.

ÇMIMET

Sipas Bordit të Transparencës për monitorimin e çmimeve në treg, një litër vaj do të tregtohet jo më shumë se 321 lekë/litër po ashtu një kg miell nuk do tregtohet më shumë se 90,5 lekë për kg. Ndërsa çmimi tavan për sheqerin do të jetë jo më shumë se 123 lekë/kg dhe i orizit kokërrgjatë jo më shumë se 104 lekë/kg.

Gjithashtu, bordi i transparencës vendosi miratimin e marzheve të fitimit që do të aplikohen për disa produkte ushqimore bazë, si pasojë e situatës së veçantë të krijuar nga rritja e çmimeve ndërkombëtare.

Çmimet e produkteve të shportës do të monitorohen çdo javë nga Bordi i Transparencës për të mos abuzuar me çmimet në treg.

Në rast të mosrespektimit të marzhit të fitimit të caktuar nga bordi, do të ketë penalitete 10 milionë lekë për shitësit me shumicë dhe 2 milionë për subjektet tregtare të shitjes me pakicë.

Në harkun kohor të dy ditëve, ndryshoi dy herë çmimi i hidrokarbureve, duke pësuar një ulje gati të papërfillshme. Nga pasditja e djeshme, nafta do të blihet me 228 lekë, nga 233 që ishte, ndërsa benzina nga 209 lekë/litër do të blihet me një lek më pak.

Ndërkohë, bordi ka lënë të pandryshuar çmimin e gazit në 115 lekë litri, por këtu Bordi i Transparencës kërkon që gazi të kushtojë më pak për familjarët, pasi nuk është pjesë e akcizës. Brenda çmimit që paguajnë qytetarët për karburantin përveç taksave 12 lekë për çdo litër është marzhi i fitimit që kanë kompanitë e pakicës. Ky marzh fitimi është përcaktuar me një tjetër akt normativ që ndryshon vendimin e parë për ngritjen e bordit dhe administrimin e karburanteve.

Sipas të dhënave të bordit, nafta me shumicë do tregtohet me 216 lekë litri, benzina me 196 lekë litri dhe gazi me 103 lekë, ndërsa kompanitë e shumicës marzhin e fitimit e kanë 3 lekë/litri. Këto çmime të reja të naftës, benzinës dhe gazit do të jenë në fuqi deri në mbledhjen e ardhshme të bordit, për të cilën nuk ka afat.

PËR USHQIMET

104 lekë/kg për orizin kokërrgjatë (1 kg);

123 lekë/kg për sheqerin (1 kg);

321 lekë/litër për vajin e lulediellit;

90.5 lekë/kg për miellin masiv

PËR NAFTËN

Tregtimin me shumicë:

216 lekë/litri për gazoilin;

196 lekë/litri për benzinën;

103 lekë/litri për gazit të lëngshëm të naftës.

Tregtimin me pakicë:

228 lekë/litri për gazoilin;

208 lekë/litri për benzinën.

115 lekë/litri për gaz të lëngshëm të naftës (çmimi i shitjes për gazin e lëngshëm të automjeteve do jetë çmimi i furnizimit në stacionet e furnizimit në pikat e karburanteve, ndërkohë që në pikat e tjera për konsumatorët familjarë dhe industrialë çmimi nuk duhet të përfshijë akcizën).

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kompanitë e naftës nën hetim

Në monitorim tregu i produkteve të shportës

Sa do të shiten orizi, sheqeri, mielli dhe vaji?

Hyjnë në fuqi vendimet e bordit për produktet e shportës


Çfarë sjell ligji i ri për tatimin mbi të ardhurat

Qeveria tërhiqet nga strategjia që parashikonte rritje taksash

Po e përdor organizata energjinë si armë

OPEC vendos të ulë kuotat e prodhimit të naftës

Deutsche Welle/ Paketa e re e sanksioneve

BE pranon kufirin e çmimit të naftës ruse

"Viti 2023 do jetë edhe më i vështirë"

Balluku publikon vendimet e grupit të punës