MENU
klinika

Arsyeja

Incidenti në “Oscars” mund të jetë gjëja më e mirë për Chris Rock

04.04.2022 - 10:52

Komediani, Chris Rock do të përfitojë shuma të majme parash pas incidentit që ndodhi në skenën e “Oscars”, ku u godit me shuplakë nga Will Smith.

Pas incidentit, Rock i kanë sugjeruar shuma parash dhe oferta të ndryshme për intervistën e tij të parë, ndërsa Oprah Winfrey dhe Ellen DeGeneres, i sugjeruan emisionet e tyre për komentet e para të aktorit.

Intervista nuk është e vetmja gjë që mund t’i sjellë të ardhura 57-vjeçarit dhe sipas “The Sun”, biletat për shfaqjen e tij ‘stand-up’ janë ndër më të kërkuarat e ditëve të fundit – nga të cilat do të përfitojë rreth dy milionë dollarë.

Zgjidhja e situatës “me vetpërmbajtje dhe gjakftohtësi” ka kontribuar në popullaritetin e tij dhe si rezultat po fiton shuma të konsiderueshme.

Rikujtojmë se pak javë më parë Will publikoi një deklaratë në “Instagram”-in e tij lidhur me ngjarjen.

Ai i tha publikut:

Dhuna në të gjitha format e saj është helmuese dhe shkatërruese. Sjellja ime në ndarjen e çmimeve ‘Oscar’ mbrëmë ishte e papranueshme dhe e pafalshme. Shakatë në kurrizin tim janë pjesë e punës, por një shaka për gjendjen mjekësore të Jada-s ishte e tepërt për mua dhe reagova emocionalisht,” shpjegoi ai.

Aktori 53-vjeçar gjithashtu i kërkoi falje edhe Chris, diçka që ai nuk e bëri kur iu drejtua audiencës në “Academy Awards” pasi fitoi “Oscar”-in si “Aktori më i mirë”.

Dëshiroj të të kërkoj falje publike, Chris”, ka shkruar ai. “Isha jashtë linjës dhe gabova. Jam në siklet dhe veprimet e mia nuk ishin tregues i burrit që dua të jem. Nuk ka vend për dhunë në një botë dashurie dhe mirësie.”

Ai gjithashtu përfshiu në deklaratën e tij edhe një kërkim-falje për “Akademinë, producentët e shfaqjes, të gjithë të pranishmit dhe të gjithë ata që shikojnë anembanë botës, familjes së yjeve të tenisit Venus dhe Serena Williams dhe atyre që janë përfshirë në filmin”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


(VIDEO) Incidenti në “Oscar”

Will Smith godet me shuplakë komedianin

“Will-it iu detyrua të ikte, por ai…”

Zbulohen “prapaskenat” e Oscars