MENU
klinika

Kupa e Italisë

Inter fiton bindshëm derbin dhe kalon në finale

19.04.2022 - 22:59

Inter është finalisti i parë i Kupës së Italisë. Zikaltrit triumfuan bindshëm 3-0 ndaj Milan dhe kërkojnë trofeun, teksa do të përballen me fituesin e sfidës tjetër gjysmëfinale Juventus-Fiorentina.

Vetëm pak minuta dhe menjëherë derbi i Milanos është ndezur nga goli i bukur i Lautaro Martinez. Spektakolar argjentinasi që me të djathtën fluturimthi ka goditur fort dhe shënuar pas krosimit të Darmian në krah të djathtë.

Milan pati 3 raste për të shënuar, por Handanovic u përgjigj mjaft mirë. Në fund të pjesës së parë ka ardhur edhe goli i dytë i Interit po me Lautaro Martinez. Një asist perfekt nga Correa për bashkëkombasin, që niset në pozicion të rregullt dhe kalon topin mbi trupin e Maignan.

Në pjesën e dytë, në 66’ i anulohet gol Milanit. Në goditje këndi, topi përfundon në këmbët e Bennacer, që godet nga distanca dhe shënon. Arbitri thirret nga VAR dhe pas 2 minutash vendos për pozicion jashtë loje të Kalulu, që është në rrezen e topit, por në fakt mbrojtësi kuqezi po largohej dhe as nuk po interesohej për topin…

Në 82’ vjen goli i nokautit, Gosens realizon golin e tretë për zikaltrit, duke shuar cdo shpresë të Milanit. Një ndeshje e karakterizuar plot polemika, por që në fund Inter ia del të fitojë bindshëm.

Një ceremoni e veçantë me mbi 2000 të ftuar…

125 vjet histori, Barcelona e bën festë!

Presidenti dhe trajneri kokë më kokë për të ardhmen

Kriza e Realit, Perez lëkundet për Ançelotin!

Kosova me renditjen më të mirë në histori

Renditja e FIFA-s, Shqipëria nuk ndryshon pozicion

Nuk kanë pësuar ende asnjë gol në 5 ndeshje

Interi është “bunkeri” që po mahnit… Europën