MENU
klinika

Pak ditë pas ndarjes me reperin

Ish-i i Don Xhonit përfundon në spital

10.04.2022 - 10:29

Reperi i njohur, Don Xhoni, prej disa muajsh ka qenë duke shijuar një lidhje dashurie me modelen ruse, Ariana Lirey.

Megjithatë, së fundmi dyshja i kanë ndarë rrugët përfundimisht.

Vetëm pak ditë pasi konfirmoi ndarjen nga reperi, modelja ruse ka përfunduar në spital.

Nuk dihet gjendja shëndetësore e modeles pasi ajo ka postuar vetëm një fotografi duke marrë serum në spital.

Rikujtojmë se ndarjen e tyre e bëri të ditur vetë Ariana me anë të një “Instastory”.

Në “Instagram” reagoi gjithashtu edhe reperi, Don Xhon i cili u shpreh se për modelen ka një respekt të madh pasi ishte pjesë e jetës së tij dhe se nuk do ta harrojë asnjëherë.

Reperi gjithashtu tha se çdo gjë e ka një fund dhe e këshilloi modelen të mos luajë viktimën pasi nuk është e tillë.

Nga ana tjetër modelja ruse iu kundërpërgjigj duke i thënë se do t’i binte maska e djalit të mirë.

“Faleminderit për postimin prekës, por ne të dy e dimë pse e ke shkruar atë. Je mësuar me adhurimin e të gjithëve, ndaj qëndro me të. Ti bën muzikë të mirë, por do të bie maska e djalit të mirë. Faleminderit për gjithçka dhe lamtumirë”, u shpreh ajo

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN