MENU
klinika

Triumfi Vuçiç dhe Orban, fitore e Kremlinit!

Kërcënimi rus ndaj Perëndimit, tanimë “i brendshëm”…

10.04.2022 - 11:03

Presidenti rus Vladimir Putin mund të mos e finalizojë planin e tij në Ukrainë por ai mban fort dy vende të tjera në Europë në krahun e tij. Rezultatet e zgjedhjeve të fundit në Serbi dhe në Hungari janë fitore për Kremlinin.

Putin ishte ndër të parët që uroi Aleksandër Vuçiç dhe Viktor Orban për fitoren dhe rizgjedhjen e tyre.

Si Uashingtoni dhe Brukseli kanë po ushtruar një presion strategjik ndaj Hungarisë dhe Serbisë duke shpresuar për një ndryshim të pjesshëm në favor të tyre.

Megjithatë, teksa Budapesti ashtu si edhe Beogradi janë hapur në anën e Rusisë, qasja nuk është më e qëndrueshme.

Në 100-vjetorin e Traktatit të Trianonit të vitit 1920, Orban i bëri thirrje brezit të tanishëm që të ndryshojë zgjidhjen e pas Luftës së Parë Botërore dhe të rivendosë një “Hungari të Madhe”.

Në mënyrë të ngjashme, edhe nacionalistët serbë kurrë nuk e pranuan plotësisht rënien e Jugosllavisë dhe daljen e vendeve të pavarura si Mali i Zi dhe Bosnja dhe Hercegovina me popullsinë e tyre etnike serbe.

Dëshira për lavdinë e dikurshme perandorake e promovuar nga Vuçiç dhe Orban nënkupton të njëjtin potencial për dhunë dhe shkatërrim si ai që po drejton gjenocidin e Putinit në Ukrainë.

Që kur u bë president në vitin 2017, Vuçiç e zbuti retorikën e tij dhe u zotua ta sjellë Serbinë më afër BE-së, megjithëse, në thelb, ai ka ndjekur të njëjtën axhendë si paraardhësit e tij.

Qeveria serbe bëri thirrje për krijimin e “Botës Serbe”, një paralele ballkanike me “botën ruse” të Putinit, ku të gjithë serbët do të jetonin dhe do të bashkoheshin nën një kornizë të përbashkët kulturore.

Në Mal të Zi, Serbia kërkon të ushtrojë ndikim nëpërmjet Kishës Ortodokse. Në Bosnje, Republika Srpska e kontrolluar nga Milorad Dodik, kërcënon rregullisht se do të shkëputet, duke mbajtur të paralizuar politikën komplekse federale të vendit.

Në të gjitha këto, Serbia në masë të madhe po vepron në përputhje me dëshirat e Moskës. Serbia është plotësisht e varur nga energjia ruse, të cilën Rusia e përdor me sukses si një mjet negociues. Edhe pse BE-ja po vendos sanksione të ashpra ndaj Rusisë, këtë javë Putin dhe Vuçiç diskutuan bashkëpunimin e mëtejshëm energjetik.

Moska gjithashtu ka furnizuar Beogradin me armë, duke siguruar rolin e Serbisë si një fuqi rajonale, e cila kërcënon vendet fqinje të NATO-s. Destabilizimi i Ballkanit Perëndimor nga Serbia përmbush objektivat e Putinit duke shpërqendruar liderët e NATO-s.

Metodat e Orbanit mund të jenë më delikate, por qëllimet e tij janë shumë të njëjta, dhe në mënyrë të ngjashme në përputhje me ambiciet e Putinit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Opozita e “thërrmuar” dhe propaganda mediatike

Analiza e BBC: Vuçiç synon sot një tjetër mandat


Vdekja e 3-vjeçarit pas ndërhyrjes në klinikën dentare të Roland Xhaxhos

Ekspertiza e Brian Spahiut do të kryhet nga një grup mjekësh italianë

Një itinerar udhëtimi nëpër fshatra, ferma, shtigje e rafting

‘Forbes’ zgjedh Shqipërinë për aventurë emocionuese

"Do ketë ndikim të dëmshëm në mbrojtjen e refugjatëve"

Ligji për Ruandën, OKB thirrje Britanisë së Madhe: Rimendojeni!