MENU
klinika

Kualifikueset e Botërorit

Kombëtarja e femrave fiton me goleadë në Armeni

12.04.2022 - 17:24

Kombëtarja shqiptare e femrave ka arritur një fitore të shkëlqyer ndaj Armenisë në eliminatoret e Botërorit “Australi – Zelandë e Re 2023”, që u luajt sot në stadiumin e qytetet armen Amavir.

Përfaqësuesja kuqezi triumfoi me rezultatin 4-0 dhe bërë një lojë mjaft të mirë, duke u ngjitur kështu në kuotën e 10 pikëve në Grupin F të kualifikueseve, një rekord historik për Shqipërinë e femrave në kompeticionet ndërkombëtare.

Skuadra e drejtuar nga trajneri Armir Grima e nisi mjaft mirë ndeshjen, duke zhbllokuar rezultatin në minutën e 13-të me anë të kapitenes Megi Doçi, e cila realizoi një gol mjaft të bukur nga goditja e dënimit.

Dyfishimi i rezultati erdhi në minutën e 23-të me Maksutin, që mori një krosim nga e Currajt dhe shënoi pas një gjuajte me kokë, duke befasuar portieren armene.

Në minutat shtesë të pjesës së parë vjen edhe goli i tretë i Shqipërisë, kur pas një inkursioni të bukur të Krasniqit në të majtë mesfushorja e talentuar hedh një krosim në zonë dhe aty Gjini godet saktë me të djathtën duke e dërguar topin në rrjetë.

Edhe në pjesën e dytë vajzat kuqezi vazhdojnë të dominojnë dhe minutën e 58-të vjen edhe goli i katërt. Kundërsulm i shpejt i Shqipërisë me Doçin që merr një pasim të gjatë dhe hap lojën në të majtë te Krasniqi, e cila pas një depërtimi pason në qendër të zonës të Maksuti.

Kjo e fundit e ka shumë të lehtë të shënojë golin e dytë personal dhe të fiksojë shifrat në 4-0. Në minutën e 76-të Shqipëria ka një shans të mirë për golin e pestë, kur gjyqtarja e ndeshjes akordon penallti pas një ndërhyrje të parregullt në zonë ndaj Krasniqit. Goditja e Doçit nga pika e bardhë devijohet nga portierja armene dhe në vijim të aksionit Gjini godet, por topi përplaset në shtyllën pingule.

Ndërkaq, trajneri Grima bën disa zvëndësime duke hedhur në fushën e lojës Tukajn, Metallën, Lufon, Borcin dhe Methoxhën, ndërkohë që vajzat kuqezi krijojnë vazhdimisht raste për gol, por pa arritur të shënojnë deri në fund. Sfida mbyllet me rezultatin 4-0 për Shqipërinë, që merr kështu një fitore të vyer në transfertë.

Eliminatoret e Botërorit “Australi – Zelandë e Re 2023” për femra

Grupi F

Armeni – Shqipëri 0-4

Golat: Doçi 13’, Maksuti 23’, 58’, Gjini 45’+2

Stadiumi: Armavir, Armeni

Shqipëria: Rexhepi, Hila, Curraj (Methoxha 90’+2’), Maliqi, Gjini, Franja, Bejleri (Metalla 82’), Doçi, Krasniqi (Borci 90’+1’), Hamidi (Tukaj 46’), Maksuti (Lufo 82’). Trajner: Armir Grima

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Një ceremoni e veçantë me mbi 2000 të ftuar…

125 vjet histori, Barcelona e bën festë!

Presidenti dhe trajneri kokë më kokë për të ardhmen

Kriza e Realit, Perez lëkundet për Ançelotin!

Kosova me renditjen më të mirë në histori

Renditja e FIFA-s, Shqipëria nuk ndryshon pozicion

Nuk kanë pësuar ende asnjë gol në 5 ndeshje

Interi është “bunkeri” që po mahnit… Europën