MENU
klinika

“Nuk pati konsensus”

Komisioni i Rithemelimit: Ja pse u shtynë zgjedhjet në Bulqizë

24.04.2022 - 14:14

Zgjedhjet për kryetar të PD të degës në Bulqizë të cilat ishin planifikuar për t’u zhvilluar ditën e sotme, u anuluan.

Kjo për shkak se nuk u gjet frymë konsensuale për procedurat e zgjedhjeve.

Sakaq Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale, ka bërë me dije se në vijim do të njoftohet për datën e re të organizimit të zgjedhjeve në këtë degë.

Ndërkohë procesi i zgjedhjeve po zhvillohet në pesë degë në vend, në Krujë, Belsh, Maliq, Tiranë14 dhe Vorë.