MENU
klinika

Pas Mallakastrës, Fierit e Selenicës

‘Rithemelimi’ zgjedh kreun e degës së Roskovecit

14.04.2022 - 10:37

Pas Fierit, Fushë-Krujës e Selenicës, Komisioni i Rithemelimit në Partinë Demokratike zhvillon sot zgjedhjet për kryetar dege në zonën e Roskovecit.

Me anë të një njoftimi për mediat, Komisioni njofton se votimet do të zhvillohen në qendrën e votimit në zyrën e re të PD-së tek pedonalja e Roskovecit.

Procesi i votimit ka nisur në orën 09:00 dhe do të mbyllet në orën 17:00, por në rast se në Qendrat e Votimit do të ketë ende votues, procesi do të vijojë edhe pas orës 17.00, deri kur edhe anëtari I fundit I PD së degës përkatëse.

Njoftimi i Komisionit të Rithemelimit:

Komisioni I Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike njofton që zgjedhjet për Kryetar dege të PD Roskovec do të zhvillohen ditën e enjte, dt 14 prill 2022 në Qendrën e Votimit në zyrën e re të PD, te pedonalja e Roskovecit.

Procesi I votimit do të hapet në orën 9.00 e do të mbyllet në orën 17.00. Në rast se në Qendrat e Votimit do të ketë ende votues, procesi do të vijojë edhe pas orës 17.00, deri kur edhe anëtari I fundit I PD së degës përkatëse të ketë votuar. Për shtyrjen e votimit do të njoftohet Komisioni I Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale.

Kandidatët e për Kryetar dege janë:

Emeis Xhaxhaj
Kevin Cjapi
Komisioni I Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale fton të gjithë anëtarët e PD Roskovec të bëhen pjesë e procesit të votimit për zgjedhjen e Kryetarit të degës së tyre sipas parimit “një anëtar një votë”, për një Parti Demokratike më të bashkuar, më të forte e më të hapur.

Më herët, Komisioni i Rithemelimit zhvilloi zgjedhjet për kryetar në degët e Mallakastrës, Fierit, Fushë-Krujës dhe Selenicë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nga Fieri në Fushë-Krujë/ Emrat

Zgjidhen kryetarët e parë të PD në 4 degë