MENU
klinika

Epoka parahelene...

“Labët ose lapët pellazgë”

12.04.2022 - 12:54

        Studim shkencor: akademikët Edmond Nasi dhe Konstantin Pinguli (Anëtar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, Anëtar i Akademisë së Shkencave të Evropës)

“Këtë monografi ia kushtoj Popullit fisnik, trim, luftëtar, burrëror të ashpër, kryelartë dhe mirëdashës të Labërisë, vëlla me Molosët dhe Perrebët. Gjithashtu, Kryeheroit tonë kombëtar Pirro molosi – burrit në 2300-vjetorin e lindjes ( viti 319 p.e.s.)”

Lebërit mjaft historianë dhe shkrimtarë i lidhin me Lapët e lashtë, që ishin një fis Pellazg, të cilët banonin në Malin e Pindit deri në Thesali së bashku me Mollosët. Gjurmët e tyre gjenden edhe në Peloponez. Lapët përmenden nga mitologjia greke si një popull trim, luftarak dhe burrëror. Pjesa më e madhe e heronjve të Atikës janë Lapët, siç na e përshkruan M. Saqelariu, ndaj le t’i krahasojmë me “Lebërit shqiptarë”. Studiuesi M. Saqelariu na sqaron se :

“….Lapët fillimisht u vendosën në Thesalinë Perëndimore dhe në Pind, prej nga patën kontakte me Epirin. Kujtime të tilla u ruajtën në mite të mëpasme të këtij populli. Në origjinë të një peme gjenealogjike shumëdegëshe të heronjëve Lapë, që përmenden të veprojnë në “Thesalinë Lindore” dhe në territoret më jugore të Greqisë, vendoset “HIPSI”, që nga njëra anë haset në shpatet e Pindit rreth Pinios dhe nga ana tjetër shfaqet si babai i Themistës, që ka zënë vend në mitet e “Atamanëve”.

Njëri nga heronjtë Lapë, Polipiti, ka të njëjtin emër me djemtë e Odisesë dhe Kalkidës, e cila është Mbretëresha e Thesprotëve….Dy heronjtë Lapë, Periti babai i Polipitit dhe Tiseu kanë një peripeci në territorin, që është njohur si ai i Thesprotisë, së fundi, lidhja e Lapëve me Molosët në ngulmimin e tyre të Greqisë së Jugut, i jep përgjigje pyetjes, se mos ndofta ata u bashkuan në rrugë e sipër dhe shkuan për në Pind. Sipas dëshmisë homerike, Lapët zotëronin, pranë fundit të periudhës “Mikenase”, qytetet: Argise, Girtoni, Orti, Iloni e Olosoni, që ndodhen në Pellasgoti dhe Perebenë e Jugut. Gjithashtu ata zotëronin qytetet Larisa e Mopsi, si edhe malet Osa e Omol, që iu caktojnë shkrimtarët më të rinj….

Heronjtë përmenden nga burimet, se ishin të shumtë Lapë, nga secili fis tjetër. Nga këta, Ejeu dhe Tiseu kanë lidhje me Thesalinë dhe i dyti veçanërisht me Magnezinë dhe qytetin e Feronit. Gjithashtu në Thesali, por edhe në Ultësirën e Shpehrit vendoset Abiku, Polipiti, Falari…..Në Fokidë kemi qytetein Tisia dhe gjurmë të tjera të Lapëve. Biotia përmbledh Falarin, Koronin dhe heronj të tjerë Lapë. Por përmbledhia më e madhe e gojëdhanave dhe emrave Lapë vihet re në Atikë. Fisi i Peritëve pranë Maratonës besonte, se e kishte prejardhjen nga Lapi Perit. Por megjithatë edhe sikur të mos besonin, flet vetë emri i fisit (fares do të thotë unë ).

Buti, pasardhës i një fisi tjetër Atikas, të Butëve, është i një emri me babanë e Ipodames, gruas së Peritit dhe nënës së Polipitit. Fisi i tretë Atikas, Koronët dhe lokaliteti i Koronias ka si emërdhënës heroin Lap, Koronin. Koronia gjendet pranë Vrauronës dhe Bashkisë së Filaidës, ku ishin të vendosur Filaidët, fis i origjinës Molose…. Një element tjetër i origjinës për lidhjet me Molosët dhe madje me Filaidët, është fakti që emri i rrallë “Qipsel”, ka të bëjë me Filaidët e Atikës dhe me një fis Lapësh të vendosur në Peloponezin Verilindor…. Bëhet fjalë për fisin e Qipselëve të Korintit, prej nga vinte dhe tirani i urtë, Periandri.

Profesor Saqelariu, vërteton, se mitet e Tiseut dhe të Peritit në Molosi dhe Thesproti janë më të lashtë nga mitet, që ne njohim për Tiseun dhe se ato janë transportuar në Atikë nga Lapët, Thesprotët dhe Molosët. Të njëjtat gojëdhana gjen edhe për Qipselët e Korintit. Në vazhdim gjejmë faktin e përmendjes, së pranisë së Lapëve në Sikjona, Junusha dhe në Lakoni, ku ekzistonte një kodër në Tajetuse me emërtimin Lapithao etj. Por, njëkohësisht edhe në Qipro ekzistonte një qytet Lapithos.
Çfarë u bënë ata, që i dhanë heronjtë më të shumtë “Panteonit helen” të heronjve? Por ndodhi e njëjta gjë si me Pellasgët, Akejtë etj., që iu ndërrua emërtimi.

Një Lap u bë i famshëm për urtësinë e tij, por edhe për ashpërsinë e tij. Ai ishte, Periandri, që midis të tjerash mbyti diku në “Gjirin e Korintit”, kodoshët që zakonisht nxirrnin prostitutat në treg. Ai tre a katër prostitutat më të njohura, pasi i vuri në thasë e i lidhi, urdhëroi t’i hedhin në det. Po kështu edhe Ermipi, në veprën e tij që i referohet 7 të Urtëve, thotë, se Periandri bëri po të njëjtën gjë.
Shumë shekuj më vonë, një Lap kësaj radhe, i quajtur Ali Pashai, do të përsëriste me saktësi këtë veprim të ashpër dhe do të mbyste në Liqenin e Janinës prostitutën e njohur Frosini, bashkë me 14 të tjera si ajo, në një operacion për pastrimin e zakoneve.
Emri Lap dhe Lab është krejtësisht i njëjtë. Arvanitasit në Greqi, gjatë shumë rasteve shqiptojnë në gjuhën greke “l si ll”, “n si nj” dhe “s si sh”. Kjo gjë nuk është mjaft e qartë në gjuhën greke. Por, kështu siç shqiptohen sot fjalët, duhet të dimë, se greqishtja e lashtë ashtu siç është caktuar të flitet dhe të mësohet është vetëm diçka e mundshme sipas llogaritjeve të grekëve. Dhe ndoshta nuk përputhet fare me atë realen, apo të themi, që është e sigurtë, që nuk përputhet as me atë të sotmen.

Grekët i shqiptojnë njësoj tingujt e zgjatur ashtu dhe ata të shkurtër, të trashët dhe të hollët, etj. Gjuha shqipe ndoshta do të na ndihmonte në këtë rast, për të kuptuar së fundi, shqiptimin e saktë të fjalëve të lashta helene. Por është më se e sigurtë, se ndryshe i shqiptonin të tillë tinguj grekët e lashtë. Në gjuhën greke kemi tendencën që në emrin Lapithes = Lapët, shkronjën “th” ta kthejmë në “dh” dhe të kemi “Lapidhes = Lebër”, sepse ky shndërrim është diçka e zakonshme në greqisht. Pra, shohim, se emri “Lab” është i njëjtë me atë “Lap” të të lashtëve, gjithashtu pamë, se ky popull haset në të njëjtat vende, ku haset dhe fisi i Lebërve, pra midis Thesalisë Perëndimore dhe Epirit.

Në këtë analizë pamë gjithashtu dhe karakteristikat e veçanta të Lapëve, që janë të njëjta me ato të lebërve, por jo vetëm në personat përfaqësues të tyre, Periandorit dhe Ali Pashës, por në të gjithë popullin që është luftarak, burrëror, i ashpër dhe mirëdashës. Disa e nxjerrin emrin Lap nga “la, lashë” pra “la besën”, kjo është e diskutueshme ( nga fjala “la” dhe grekja “pitho”, nga e cila vjen dhe besa. Kështu kemi Lapithis dhe Lapithes, Karolodhi ). Por, nëse flasim për Lebërit shqiptarë, nuk kanë fare të drejtë, sepse shqiptarët kanë fjalë të veçantë për shkelësit e besës. Për ata që e lanë besën : i quajnë “Lebesën”.

Më poshtë do të shohim, se në intervalin kohor të “Epokës Mikenase” u vendosën në Atikë: Lapët dhe Molosët, që iu përshtatën mjedisit Jonian shumë shpejt. (pjesa A, f. 367 ).

Herodoti përcjell perceptimin popullor, se Jonët janë fis Pellazg dhe Dorët janë Helenë. Diku tjetër quan edhe “Dorët Pellazgë” dhe vetëm për Athinejtë thotë, se edhe ata janë Pellazgë, por u greqizuan. Mirëpo, nëse do të ishin dhe ata Pellazgë, atëhere del, se nga kush u greqizuan, duke qenë, se të gjithë fiset e tjera Athinase ishin me prejardhje nga popujt Molosë, Thesprotë dhe Lapë, që ishin “PELLAZGË”. Nga erdhën pra Grekët, që greqizuan Jonët Pellazgë?

Por ekzistojnë edhe traditat Athinase, që thonë, se Skilakiu dhe Plakinë e Elespondit (Dardaneleve) i themeluan Athinasit. Por, në këto lagje siç konstatoi Herodoti flisnin Pellazgjisht, gjë që do të thotë, se Athinasit që në vitet e lashtësisë u vendosën në Plaki dhe Sikali flisnin gjuhën Pellazge, pra ishin Pellazgë.

“Lapët, Molosët, Thesprotët dhe Dardanët nuk ishin gjë tjetër veçse popuj Pellazgë, duke qenë në një farë mënyre Jonë (Pellazgë), pra nuk ekziston asnjë lloj asimilimi të askujt nga askush”.

Vetë studiues Mihal Saqeraliu, më poshtë përmend Lapët, Molosët, Thesprotët në gjithë Greqinë e Jugut dhe në zona: Joniane, Doriane dhe Eole, gjë që i krijon më tepër ngatërresa, të cilat i zgjidh me metodën e asimilimit. Por Helenët për fat të keq të tij janë të paasimilueshëm.
Për t’i dhënë fund konfuzionit, themi, se Jonët mirë bëjnë, që quhen Pellazgë nga të lashtët, megjithëse atë nuk mund ta kuptojë as Saqeraliu e as Herodoti. Fare thjeshtë, Jonët dhe Athinejtë e Atikës nuk janë veçse Pellazgë të vjetër, të cilëve iu shtuan kohë pas kohe Pellazgë të rinj, që vinin nga origjinat e “Kombit Pellazg”, si emigrantë të rinj më të prapambetur.

Jonët janë Pellazgë që për njërën apo tjetrën arsye nuk arritën ta realizojnë vetveten ndaj vringëllimave dhe pasojave të “Luftës së Trojës”, si edhe më pas ndaj dyndjes së fshatarëve dhe malësorëve Pellazgë që u quajtën “Dorë”. E njëjta gjë ndodhi edhe me Pellazgët e Azisë së Vogël. Në vendet që nuk u prekën nga pushtimi Dorian, kemi vazhdimin e qytetërimeve Akeje dhe Mikenase. Në të vërtetë Dorët u shpërndanë në të gjithë Peloponezin nga “Ngushtica Rio-Adrio”, duke pasur lidhje me Atikën, e cila vazhdoi në këtë mënyrë pa asnjë ndërprerje dhe plasaritje, zhvillimin e saj politik.
Të mos harrojmë, se Athinejtë përpara “Luftës së Peloponezit”, e quanin përbuzës termin “Jon”, sepse Dorët malësorë duke parë ndryshimin e zakoneve dhe dokeve, të vogël pa diskutim, si edhe elegancën, i quanin Jonët budallenj. Pra, patriotët e tyre që kishin kohë që jetonin aty dhe si të thuash ishin qytetarët e çështjes, të përkëdhelurit dhe qullacët.
Përkundrazi, në zemër të këtyre qytetërimeve në Peloponez, kemi një kthim prapa, si rrjedhojë e pushtimeve Dore.
Përveç Pellazgëve, që janë paraardhës të Helenëve, kemi ngulmime në Atikë të Lapëve, Molosëve, Thesprotëve dhe Dardanëve, d.m.th. përsëri të Pellazgëve.
Për sa analizuanm më lart, i gjithë materiali është studimi i autorit Aristidh Kola.
Lapitët dhe Centaurët, së bashku ishin një fisnikëri e njohur në Thesali. Lapidët e kishin marrë emrin e tyre sipas sundimtarit të parë të tyre, “LAPIT”. Lapiti quhej djali i Apollonit dhe Nimfës Stilbe. Lidhur me formën e Centaurëve, legjenda i përshkruan ata si njerëz kuaj, sepse ata nga koka e deri të kërthiza ishin njerëz, ndërsa nga kërthiza e poshtë ishin kuaj. Ata quheshin njerëz kuaj, pasi mbanin kuaj dhe ishin kalorës. Ata gjysmën e trupit e kishin prej kali dhe gjysmën tjetër prej njeriu, kur shiheshin nga largësia. Lapithët apo Labët ishin fise të pastra Shqiptare, të cilët që nga lashtësia i gjejmë në Thesali, Atikë, Dardani ( Kosovë – Lapi ) e gjetiu. Sipas shumë autorëve gjermanofonë, Lapithët dhe Labët janë i njëjti popull. Ndër katër fiset Shqiptare që ndërlidhen me Atikën Pellasge sipas studiuesve gjermanofonë janë: Lapithët (Labët), Çamët (Thesprotët), Toskët (Titanët) dhe Gegët (Gyges ose Gygantes).

Për sa analizuam më lart i gjithë materiali është studim i autorit Kosovar Prof. Dr. Jur. Eqerem M. Zenelaj.
Shqipëria, siç është vënë në dukje ndahet në dy pjesë: Gegët e Veriut dhe Toskët e Jugut, që njihen si Shqipëria e Epërme dhe e Poshtme. Shqipëria e Poshtme ndahet në tre klane, të cilat janë: Toskët, Çamët dhe Labët, të cilët respektivisht iu përgjigjen Kaonëve, Thesprotëve dhe Molosëve të antikitetit. Këta nga ana tjetër ndahen më tej në fise, që korrespondojnë me 44 fiset e lashta, të përmendura nga autorët klasikë, sidomos Theopompusi, i cituar nga Straboni.

Straboni përshkruan se Pellasgët ishin dëbuar nga Lapidët dhe kishin shkuar në Eubea, ku ishin vendosur në fushën pellasge, ku janë: Larisa, Gertoni, Fera, Mopsiumi, Liqeni Bebeste Homole, Peliumi dhe Magneti. Kurse anëtarët e tjerë të fisit, që jetonin në pjesën jugore të Gjirit të Ambrakisë, quhen Molosë.

Është krejt e qartë, se Pellasgu dhe Fetoni i “mitit” konsideroheshin si udhëheqës Pellasgë të vendosur në Etoli dhe Molopi dhe nga territoret e tjera, të cilat ishin zënë në fillim nga vërshimet Etoliane, Joniane dhe Helene. Por nga kjo nuk rrjedh aspak, që këto nuk ishin fise Pellasge. Emri Molopë vjen nga emrim Molotë dhe në fund fisi u quajt Molosë, që ishte një popull i Epirit.
Sipas të dhënave më të hershme historike dhe komentatorëve të tyre të kohës së sotme, raca Pellasge ishte vendosur në të gjithë Gadishullin e Italisë, nga Liguria e deri në Siçili e Sardenjë. Nga Deti Jon kolonizatorë të tjerë Pellasgë kaluan në Italinë e Jugut, duke i zhvendosur banorët e mëparshëm të saj edhe në Siçili dhe duke u vendosur përgjithmonë në këto vende.

Nga analiza e mësipërme këtë na japin autorët Sër Patrik COLQUHOUN dhe Pasco WASSA. Një tjetër njoftim na paraqitet për Italinë e Jugut. Për Mesapët bëhet fjalë për “Pellasgët Kretas”, të mbërritur qysh në kohëra të hershme. Ekzistojnë toponime që të kujtojnë emrin e tyre si: Lumi Mesapos në Kretë dhe Mali Mesapion në Greqi. Pastaj më tej, Straboni ( VI, 312 ) thotë:

“Përsa i takon emrit të Japigëve është pranuar, se ai përdoret për të gjithë popujt e kësaj krahine deri në Dauni. Emri i tyre vjen nga “Japiksi”, i cili do të ketë qenë prijësi i Kretasve. Qyteti i Tarentes, emrin e ka nga një hero dhe është fjala për Tarasin, sipas Times. Polibi në librin “HISTORI” të tij i përmend Japigët dhe Mesapët së bashku, të cilët formojnë të njëjtën trupë përbri Romakëve kundër ushtrive të Hanibalit ( II, 25 ). Përkundrazi ai e zmadhon territorin e Japigës, duke e shtrirë atë tek Daunët, Peucetienët dhe Mesapët ( III, 88 ). Për sa i përket Kaonëve, është fjala për një popull Pellasg, i cili ka shumë të ngjarë të ketë ardhur nga Thesprotia, vend i cituar përballë bregut tjetër të Detit Adriatik (ku gjenden Kaonët, popull barabar sipas Tuqididit II, 68 ) dhe i vendosur në Itali, përpara mbërritjes së Grekëve. Tradita i lokalizon ata midis Krotones dhe Tarentes duke i mveshur këtij populli pjesën më të madhe të ultësirave bregdetare, që lageshin nga lumenjtë Kalabrezë dhe Lukanianë”.

Japigët dhe Mesapët, popuj që flasin të njëjtën gjuhë Mesapishten (që është Pellazgjishtja). Ja çfarë thotë Herodoti në Librin e tij ( VII, 170 ) :
“Ata, Kretasit ndoqën Dedalin në ikje, duke shkuar përgjatë brigjeve të Japigës, ndërkohë që i zuri një stuhi e fuqishme dhe i hodhi në breg. Anijet e tyre u shkatërruan dhe meqenëse nuk kishin asnjë mjet për t’u kthyer sërish në Kretë qëndruan aty dhe morën emrin Japigo-Mesapian dhe nga banorë ishujsh që ishin, u kthyen në banorë kontinenti”.

Tuqididi gjithashtu ka përmendur Kepi i Japigës ( VI, 34, 44 ) dhe Japigët (VII, 3) dhe ja çfarë na thotë :

“Demosteni dhe Eurimedoni do të kapërcejnë Gjirin e Jonisë me të gjitha trupat e ekspeditës dhe do të mbërrijnë majën e Japigës. Të nisur prej aty, ata do të shtrihen në ishujt Koirade, të cilët varen nga Japiga dhe do të marrin në bordin e tyre 50 Japigë të fisit të Mesapëve”
“Demosteni dhe Eurimedoni do të kapërcejnë Gjirin e Jonisë me të gjitha trupat e ekspeditës dhe do të mbërrijnë majën e Japigës. Të nisur prej aty, ata do të shtrihen në ishujt Koirade, të cilët varen nga Japiga dhe do të marrin në bordin e tyre 50 Japigë të fisit të Mesapëve”
Straboni në lidhje me ata shënon ( VI, 3/1 ) :
“I tillë është rasti fillimisht i Japigës. Grekët i dhanë asaj emrin e Mesapisë, ndërkohë që vendasit e quajnë territor të Salentinëve rajonin e “Kepit të Japigës”, si edhe Kalabri (Ka-Labëri), të gjithë pjesën tjetër. Prapa Kalabrisë në drejtim për nga Veriu gjenden popujt Peusetianë dhe Daunianë. Indigjenët i japin emrin “Apulia” të gjithë territorit nga Kalabëria dhe kombit që banon aty emrin Apulianë, por një pjesë midis tyre, në veçanti Peusetianët janë të njohur me emrin “Poedikli”. Mesapia formon një farë gadishulli të kufizuar nga Istmi prej 310 stadesh (55, 35km ), i përfshirë midis “Bretensionit dhe Tarentes”.
Pra, për Mesapët po hap një parantezë. Bëhet fjalë për Pellazgët Kretas të mbërritur aty që në kohët e hershme. Ekzistojnë toponime që të kujtojnë emrin e tyre: Lumi Mesapos në Kretë dhe Mali Mesapion në Greqi. Beotia dikur quhej Mesapia.
Pastaj më tej Straboni (VI, 31 ) vijon:
“Përsa i përket emrit të Japigëve është pranuar, se ai vjen nga “Japiksi”, i cili do të ketë qenë i biri i “Dedalit” dhe i një Kretase dhe se do të ketë qenë “Prijësi i Kretasve”. Qyteti i Tarentes emrin e ka nga një hero dhe është fjala për Tarasin, sipas Times”.

Polibi në “Historinë” e tij i përmend Japigët dhe Mesapët, të cilët formojnë të njëjtën trupë ushtarake përbri Romakëve kundër ushtrive të “Hanibalit”. ( II, 25 ). Përkundrazi, ai e zmadhon territorin e Japigëve duke e shtrirë atë tek Daunianët, Peucetienët dhe Mesapët.
Përsa i takon “Konëve”, është fjala për një popull, i cili ka shumë të ngjarë të ketë mbërritur nga Thesprotia, ku gjenden “Kaonët”, popull barbar sipas Tuqididit ( II, 68 ). Tradita i lokalizon ata midis “Krotones dhe Tarentes”, duke i mveshur këtij populli pjesën më të madhe të ultësirave bregdetare, që lageshin nga lumenjtë Kalabrezë dhe Lulianë. Si shumë popuj të tjerë të trungut Pellazg që kanë banuar në Itali janë dhe Kaonët.
Si shumë popuj të tjerë të trungut Pellasg që kanë banuar në Itali, Kaonët janë mbuluar nga logografë grekë (shumë autorë modernë i kanë ndjekur verbërisht ata), të cilët i kanë bërë krejtësisht grekë, meqenëse kishin ardhur nga vendi, që u bë Greqi!
Nuk mund të flitet për historinë e lashtë të Italisë, pa u ndalur tek Ligurët, një nga popujt më të lashtë të Evropës së bashku me Pellasgët, Lelegët dhe Iberët.

Ja çfarë na thotë Dionisi i Halikarnasit (I, X), duke folur për “Aborigjenët” e Italisë së Lashtë :
“Të tjerë akoma shpikën një histori, të cilën Aborigjenët do të kenë qenë Kolonë Ligurë, një popull fqinjë me Ombrianët. Ligurët në fakt jo vetëm që janë ngulur nga pak kudo nëpër Itali, por gjithashtu zënë një pjesë të Keltikës, emri grek i Galisë. Vendlindja e lashtë ( midis Keltikës dhe Tirrenit na thotë Straboni V, 2/1) ishte pushtuar nga popullsi Ligure të trungut Pellasg, siç tregon jo vetëm emri i tyre (Lëkurë me “K” që në Shqip kuptohet mjaft mirë dhe nga ana tjetër “Lë(n’)gurë”, që do të thotë i lindur në guva (shpella)”. Dhe duke e zgjeruar kuptimin, do të merrej “lindur në shpella”, d.m.th. ata që kanë lindur në “guva”, ose “njerëz të veshur me lëkurë”. Por, këtë e tregon edhe një pjesë e madhe e toponimisë të një krahine, e cila shtrihej prej “Luginës së Ronit” deri në “Piza”, duke kaluar nëpër Genët. Por toka e zgjedhur prej tyre ngjall shumë kundërshti”.
Në të vërtetë sipas Strabonit Liguria shtrihej drejt Cizpadanës dhe sipas Stefan Bizantit drejt grykëderdhjes së Lumit Po. Nga ana tjetër territori Ligur sipas Strabonit dhe Plintit, territori shtrihej drejt Perëndimit deri në Narbones (Francë) dhe sipas Pseudo-Skylaksit deri në Ampuria. Sidoqoftë, aty bëhej fjalë për një nga popujt më të vjetër të Italisë. Seneka pohonte, se Korsika ishte një “Ishull Ligur”. Autorë modernë të tillë si Roger de Belloquet (Etnogjeneza Galeze, 1861), d’Arbais de Jubainville (Banorët e Parë të Evropës 1877, 1889 ) dhe Camille Julian (Historia e Galisë, 1920) nuk ngurojnë të besojnë në ekzistencën e një “Perandorie Ligure”.
Ja, se çfarë na thotë Herodoti (V, 9):
“Sidoqoftë, Ligurët që banojnë në brendësi të vendit mbi Masalia quhen “Siginë” tregtarët-pramatarë dhe Qipriotët i japin këtë emër shigjetare të tyre”.

Ai përmend gjithashtu në librin e tij (VII, 165) Ligurët si mercenarë, që bëjnë pjesë në ushtrinë e tiranit të “Himerit”, Terillasi i Krinipos. Përveç treguesit që na jep për Ligurët, Herodoti na jep pa dashje një tjetër tregues gjuhësor. Pikërisht emrin “Siginë”, me të cilin Qipriotët e lashtë quanin shigjetat e tyre apo shtizat. Kjo shpjegohet me një modifikim të vogël dialektor nëpërmjet Shqipes së sotme: “Shigjetë”. Shënojmë, se Qipro popullohej nga ata që quhen në përgjithësi “Mikenë”, por që në vërtetë ishin Pellasgë. Përveç kësaj dialekti Qipriot trajtohej sëbashku me atë Arkadian, si idioma më e vjetër e gjuhës greke. Në të vërtetë duke qenë dhënë, se greqishtja rrjedh pjesërisht nga Pellasgjishtja e lashtë, atëherë Arkado-Qipriotja është dialekti, që ka ruajtur për një kohë të gjatë fondin e saj të vjetër gjuhësor, i cili rrjedh nga “Pellasgjishtja e Lashtë”. Të mos harrojmë, se Arkadija ishte një nga vatrat e Pellasgëve dhe që zakonet e tyre, kultura dhe gjuha e tyre, do të mbeten mjaft të gjalla deri në epokën e vonë edhe pas qytetërimit grek. Shumë fjalë të Qipriotes së lashtë shpjegohen ende edhe sot jo nga Greqishtja por nga Shqipja e sotme, e cila është kjo “fosile e gjallë”, e vetmja trashëgimtare e “Pellasgjishtes së Lashtë”.

Deri këtu emri i Ligurëve nuk ka arritur të shpjegohet në mënyrë të kënaqshme. Konkretisht, Lygis ( në greqisht do të thotë një tingull i qartë dhe i mprehtë, por melodioz ), ligu-rire ( shpreh në latinisht lakminë), ligurio (folje latine që do të thotë lëpij ose shijoj ose bëj të vështirë ), etj. Pra, vetëm Shqipja arrin t’i japë një kuptim të pranueshëm. Përveç kësaj, veç emrit të Marsejës (mar e sjellë) edhe toponime të shumta kanë prapashtesa ( Floyosc, Manosque, Auriasque, Arnasco dhe shumë toponime të tjera italiane mbarojnë me: asco, esco, isco, asca etj.), të cilat gjenden në përgjithësi në sintaksën e “Pellasgjishtes së lashtë dhe Shqipes së Sotme”. Gjenden gjithashtu disa ngjashmëri të tjera gjuhësore në homografitë Valbone (Alpet bregdetare), Valbonais (Isere / Francë ) dhe Valbonë, Valbona (Shqipëria e Veriut ). Po ashtu në toponimet që përfshijnë parashtesën tipike “Pellasgo-Shqiptare”, Mal, fjalë që në gjuhën Shqipe kuptohet shumë mirë, e përdorur në të gjithë Evropën e Lashtë (Malans, Mallenko, Malta, Malh, Malvan, Malpartida, Malaga, Male, Malea etj.), si edhe disa teutologji si Malmont (Mal që mbisundon qytetin Draguignon në Var) ose Malberg (mal në Ardenet gjermane). Një legjendë e sjellë nga Helanikosi i Mitilenit, tregon, se një popull i vjetër, “Sikelët”, të cilët rridhnin nga Ligurët, do të kenë kolonizuar Siçilinë, duke u nisur nga Italia tri breza (njëqind vjet) përpara Luftës së Trojës. Përveç kësaj Antiokos i Sirakuzës dhe Dionisi i Halikarnasit pohojnë, se Sikelët ose Sikulët dhe Ligurët i përkasin të njëjtit trung etnik.

Herodoti nga ana e tij nuk e ka përmendur emrin e Sikelëve. Ai përmend emrin “Sikania”, që është emri i vjetër i Siçilisë (VII, 170). Përkundrazi Tuqididi (VI, 2), ndër banorët e parë të Siçilisë numëron Ciklopët dhe Laistrigonët pastaj Sikanët, të cilët sipas tij thoshin, se ishin autoktonë dhe madje pretendonin, se ishin para të tjerëve. Tuqididi shton, se Sikanët ishin Iberë dhe vendi i tyre quhesh Trinakria, përpara se të quhesh Sikania. Ai shton, se Trojanët pët t’i shpëtuar Akenëve erdhën dhe u vendosën në ishullin pranë Sikanëve. Dhe se të dy popujt u shkrinë me njëri tjetrin dhe u quajtën “Elime”. Së fundi Tuqididi pohon, se Sikelët do të mbërrinin nga Italia, për t’u vendosur në ishullin, që nga Sikania u quajt Sikelia. Në shpjegueset e tij Tuqididi shënon, se një nga mbretërit Sikelë, Italos, i dha emrin e tij Italisë. Ja pra kjo është sipas Tuqididit, historia e lashtë e Siçilisë. Megjithatë disa gërmime arkeologjike kanë bërë të mundur, që të nxirren mbetje të një popullsie “Neolike”, të pranishme në ishull nga mijëvjeçari i tretë dhe që ka të ngjarë, të jetë popullsia e Sikanëve. Sidoqoftë Sikelët apo Sikulët përfundojnë duke u asimiluar krejtësisht dhe do të zhduken gjatë shekullit të IV-të (4) p.e.s.

Le të kthehemi së fundi tek Ligurët, për të thënë, se ata ishin zotër të vendit përreth. Mirëpo emri i Marsejës rrjedh drejtpërdrejt nga gjuha Ligure, e cila rrjedh nga gjuha Pellasge dhe e rigjejmë degëzimin e saj në gjuhën Shqipe të sotme. Në të vërtetë “Merr-siell ose Marr-siell” është më se e kuptueshme në gjuhën Shqipe, d.m.th. një lloj import-eksporti antik, një nga format e para të tregëtisë ndërkombëtare! Pra, është i vetmi port tregëtar i Detit Mesdhe, i cili do të ketë përmbajtur në vetvete një emër kaq kuptimplotë! Dhe të thuash, që gjatë shekujve me radhë janë bërë shpjegime mbi historinë e “Qytetit të Marsejës”, pa vënë kurrë theksin mbi zanafillën Ligure dhe jo Greke.
Latinët fjalën barka=bark e kanë huazuar qoftë nga Pellasgët e Italisë (Japigët, Mesapianët, Pisetianët etj.) qoftë nga Etruskët. Në të vërtetë kjo fjalë rrjedh nga Pellasgo-Shqipja “bark”, forma e së cilës ngjan më mirë më barkun. Po kështu në të vërtetë fjala “ar” në Shqip do të thotë “ari”, term që u përcoll qoftë nga Etruskët (metalurgë të trungut Pellasg) qoftë nga popullsi të tjera Pellasge të Italisë së lashtë (Japigët, Mesapët….)
Gjithsesi malësorët e lashtë, Kaonët, Thesprotët e Emathianët rridhnin nga i njëjti trung etnik me Molosët, që në shekullin V (5) p.e.s. u quajtën : Epirotë dhe Maqedonas. Për më tepër, që vendi i shenjtë kryesor i kultit dhe ai politik i Pellasgëve dhe i Akilit, “DODONA”, gjendej në këtë rajon. Mirëpo emri “MOLOSË” shpjegohet falë gjuhës shqipe me fjalët: “MALËSOR E MALËSI”. Fjala “Malësi” përkon edhe me infrastrukturën e saj: “vend malor”.

Populli i Thesalisë sipas Homerit (II, 749, 750), Perrhebët dhe Lapidët, në “Epokën e Strabonit” ndanin Pelasgoitidën, d.m.th. Luginën e poshtëme të Peneas, që është lumi kryesor i Thesalisë. Sipas Simonidit, Perrhebët=Perhaibët=Perrhaebit e Olimpit janë quajtur “Pelasgiotidë”. Në të vërtetë sipas Hekateut të Miletit, Helanikosit të Mitilenit dhe Ptolemeut, Thesalia quhej “Pelasgiotitë”.
Lapithes=Lap, Lapët, Labër, Lebër, është populli parahelen i Thesalisë, e cila quhej Pellasgiotidë dhe ishte rajon i banuar nga malësoret Perrhebë dhe nga Lapidët. Mbreti i tyre më i shquar ishte Piritosi, biri i Zeusit ose i Iksionit. Kryeqyteti i saj ishte Girton. Ky është emër tipik Pellasg, që ndeshet kudo shpesh në të gjithë rajonet Ballkano-Egjease, Azinë e Vogël dhe Italinë e Jugut. Piritosi në luftë me gjysmë-vëllezërit e tij Centaurët, i mundi ata. Ata u strehuan në Epir. Emri Lapidë mbijeton dhe ende edhe sot në Jug të Shqipërisë. Në të vërtetë një pjesë e banorëve të Perëndimit të Epirit të Veriut (në Shqipërinë e sotme) quhen “LAB” dhe “LABËR” në dialektin Toskë. Por, Gegët e Veriut i quajnë (Lap, Lapët). Ata kanë ruajtur shqiptimin e lashtë, se dialekti Gegë ishte më i përdorur në kohën e Pellasgëve të lashtë, siç e provojnë deskriptimet e shumta. Rotacizmi i dialektit Toskë është më i afërt me Etruskishten, një tjetër dialekt Pellasg.
Straboni (VII, 7, 10) thotë se :
“Sipas Eforit, themelimi i Orakullit të Dodonës ngjitet deri tek Pellazgët, më të lashtët e popujve që kanë ekzistuar dhe thuhet, se ishin zotër të Greqisë. Poeti shprehet kështu : Zeusi i gjithëfuqishëm, “Perëndi e Dodonës dhe e Pellazgëve”…. Për sa i përket Dodonës ajo ishte e rrethuar nga “Barbarë”, këtë Homeri na i jep, që ta kuptojmë qartësisht ( VII, 7, 12 )…..Thuhet gjithashtu, se në gjuhën e Molosëve dhe Thesprotëve, plakat quheshin “Peleiai” dhe pleqtë “Peleoi” ( “Pelaq-Peletsh” në gjuhën “Pellazgo-Shqipe” do të thotë “Pleqtë-Plakat” ). Ndoshta “Peleiadet” ( emër që emëronte priftëreshat e Dodonës ), për të cilat flitej shumë, nuk ishin zogj, por tri gra të moshuara, që ia kushtonin veprimtarinë e tyre “vendit të shenjtë”.
Në epokën e Herodotit ekzistonin popullsi të shumta të quajtura “barbare” dygjuhëshe. Ata shpesh ngatërroheshin me grekët, sepse flisnin greqisht. Është zbuluar, se më shumë se 78% e popullsive krejt barbare (që nuk flisnin greqisht) të shekullit të V-të të përmendura, ishin me zanafillë Pellazge. Herodoti (V, 3) edhe një herë më shumë ka pasur të drejtë, kur thoshte se :
“Populli Trak është, pas Indianëve, më i shumti në numër, që mund të ekzistojë në botë”.
Thraka duhet kuptuar si sinonim i Pellazgjisë.
Emrat e popujve apo fiseve dhe etnonimeve të përmendura nga Homeri, jepen në një tabelë. Në këto 180 terma të përmendura nga Herodoti, 25 kanë të bëjnë me etninë greke dhe 93 etni të dala nga grupi Pellazg, pra bëjnë 25 + 93 = 118. Në këtë tabelë të bën përshtypje që “Triballët” paraqiten si Ilirë, kurse në Epir kemi: Ambrakiotët, Dodonët, Dolopët, Molosët, Thesprotët, Kaonët, Pellazgionët. Në Thesali kemi: Enianët, Lapidët, Magnetët, Pagasianët, Perrhebët. Pellazgët që janë popull parahelen midis të cilëve: Lelegët, Karianët, Ligurët, Dardanianët, Aigialenët, Arkadianët, Kranaenët, Tirrenianët e Kalkidikës, Etrurisë, Lemnos, Imros, Samotrakës-Kaukonët (banorë parahelenë të Peloponesit perëndimor) dhe pasardhësit e tyre.
Herodoti (VIII, 44, II, 51) thotë se :
“Ata që rrethojnë apo fortifikojnë banesat e tyre të Greqisë, Italisë, Azisë së Vogël, madje Lindjes së Afërme dhe konkretisht “Jeruzalemi” përpara marrjes së tij nga “Mbreti David” quhej “JAPUDA, JAPUSA apo JEPUSA” prej emrit të “Jebusianëve apo Japudianëve”, shtrembërim i “Japudëve apo Japodëve”, që ishin popull Pellazgo-Trojan, i afërt me Teukrët e Azisë së Vogël. Ky emër rigjendet në Italinë e Jugut, tek ai i “Japigëve” dhe në Iliri nën emrin “Japodë”.
Pausania (X, 17. 2) i përmend krejt në mënyrë të veçantë banorët e shpellave midis popujve më të lashtë të Sardenjës. Diodori i Siçilisë (V, 17/1, 3) pohon, se në epokën e tij, banorët e “Ishujve Baleare” banonin ende në shpellat e maleve të tyre dhe se në verë ata nuk vishnin rroba.
Për të provuar të ekzistuarit më parë si nga ana historike ashtu edhe gjuhësore të Pellazgëve, studiuesi Mathieu AREF nuk është mjaftuar duke u bazuar në trajtesa vetëm gjuhësore apo filologjike, por të mbështetet edhe në elementë konkretë. Ato janë shkrimet më të lashta antike (mbi të gjitha në gjuhën greke e latine por edhe në gjuhën egjiptiane, hitike, ugaritike, asiriane, madje tekste të “Testamentit të Vjetër”), të vetmet të besueshme si edhe në analiza të thella të këtyre teksteve. Gjithashtu, në një studim të hollësishëm të teksteve homerike, të legjendave dhe miteve historike si edhe së fundmi në rezultatet e studimeve të shumta moderne ( poleontologji, arkeologji, antropologji, etnologji, mitologji, histori antike, sistemin e datimit, etj. ) të përshtatshme për “epokën parahelene e arkaike” të Greqisë.

Kështu në lidhje me studimet dhe hulumtimet e ndryshme për temën e Pellazgëve dhe gjuhën e tyre del qartazi se:
“Gjuha Shqipe e sotme përmban një mori fjalësh dhe fonemash të lashta dhe aq më tepër, parahelene. Ato na bëjnë të mundur, të deskriptojmë një pjesë të madhe jo vetëm të; antroponimeve, teonimeve, etnonimeve, toponimeve apo oronimeve greke dhe latine, por gjithashtu edhe një farë numri fjalësh të përbashkëta hitike, etruske, mesape, rumune, baske, armene, kelto-gjermanike, lituanishte, letonishte, anglishte”. Ky qe një përshkrim i shkurtër i dhënë nga studiuesi i mirënjohur shqiptaro-francez, Prof. Mathieu AREF.

Burimi: Gazeta Telegraf