MENU
klinika

Operacioni “Volloder”

Laborator droge në Sarandë, arrestohet pronari i magazinës

07.04.2022 - 09:48

Policia e Sarandës ka arrestuar një 29-vjeçar i shpallur në kërkim pas zbulimit të një laboratori për kultivimin e kanabisit në fshatin Nivicë. Shkon në 3 numri i personave të arrestuar.

Specialistët e Seksionit të Hetimit të Narkotikëve dhe Trafiqeve në DVP Vlorë, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, për vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim gjatë operacionit policor të koduar “Volloder”, bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit:

– K. O., 29 vjeç, banues në lagjen “Gjashtë”, Sarandë, të cilit Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë i ka caktuar masën e sigurimit personal “Arrest në burg”, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Kultivim i bimëve narkotike” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike”.

 

 

Shtetasi K. O. ishte shpallur në kërkim, pasi në fshatin Nivicë, Sarandë, i kishte dhënë me qira një magazinë, shtetasit K. M., i cili e kishte përshtatur atë si një ambient për kultivimin në kushte laboratorike të bimëve narkotike cannabis sativa.

Vijon puna për kapjen e shtetasit K. M. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.