MENU
klinika

Njihuni me pasuesin e Nagelsmann

“Laptop manager”, brezi i ri i trajnerëve gjermanë

21.04.2022 - 21:59

Nuk ka mjaftuar koha as për të njohur atë të “vjetrin” sepse futbolli gjerman ka nxjerrë Nagelsmann-in e ri. Mini Mourinho i Landsberg am Lech, pas vitesh te Hoffenheim dhe Leipizg, po mbyll sezonin e ri te Bayern Munich.

Për të një titull kampion i Gjermanisë pothuajse i fituar, por edhe një eliminim në Champions League kundër Villarreal-it, që ka shkaktuar shumë zhurmë. Nga ana tjetër, ky brez i ri trajnerësh, modernë deri në atë pikë sa i quajnë “laptop manager”, për shkak të pranisë së vazhdueshme të kompjuterëve gjatë seancave stërvitore, nuk pëlqehet nga të gjithë.

Por Nagelsmann duket se ka hapur rrugën dhe në kategorinë e tretë mund ta kenë gjetur që tani pasardhësin e tij.

YOUTUBE – Quhet Max Bergmann, është vetëm 24 vjeç dhe ka debutuar me një barazim në ndeshjen e Dritte Bundesliga mes Hallescher dhe Osnabrück. Debutimi, ka shpjeguar Marca, ka qenë shumë i rastësishëm, sepse trajneri i ri ka përfituar nga mungesa e trajnerit “titullar” Andre Meyer për të drejtuar skuadrën, por për klubin nuk është një surprizë që i riu di se çfarë bën.

Hallescher e ka marrë katër vite më parë pasi e ka zbuluar në YouTube. Bergmann krijonte video në të cilat bënte analiza taktike të ndeshjeve të ndryshme dhe skuadra ka vendosur ta përfshijë në stafin e saj. Dhe duke parë moshën shumë të re për një trajner, e ardhmja është shumë premtuese.

DEBUTIMI – Edhe e tashmja, në të vërtetë, duke parë se në ndeshjen e tij të parë se Bergmann ka ndihmuar Hallescher të shmangë një humbje pothuajse të sigurt pasi ekipi po humbte 3-1.

Dhe nga deklaratat e bëra nga trajneri i ri për DR.de, kuptohet se eksperienca është vlerësuar shumë. “Jam argëtuar shumë, ka qenë një ulje-ngritje emocionesh. Gjysma e parë e ndeshjes ka qenë ashtu siç e prisnim, kemi pësuar dy gola nga tre gjuajtje”, ka thënë Bergmann.

“Megjithatë, në pjesën e dytë kemi arritur të tregojmë futbollin tonë më të mirë dhe për pak sa nuk e kemi fituar ndeshjen në fund. Unë, gjithsesi, e ndiej si një fitore”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Një ceremoni e veçantë me mbi 2000 të ftuar…

125 vjet histori, Barcelona e bën festë!

Presidenti dhe trajneri kokë më kokë për të ardhmen

Kriza e Realit, Perez lëkundet për Ançelotin!

Kosova me renditjen më të mirë në histori

Renditja e FIFA-s, Shqipëria nuk ndryshon pozicion

Nuk kanë pësuar ende asnjë gol në 5 ndeshje

Interi është “bunkeri” që po mahnit… Europën