MENU
klinika

Analiza e Wall Street Journal

Macron fitoi një shans të dytë, çfarë duhet të bëjë këtë mandat?

29.04.2022 - 08:55

Presidenti francez Emmanuel Macron fitoi një mandat të dytë pesëvjeçar të dielën kundër Marine Le Pen dhe aleanca perëndimore kundër pushtimit rus të Ukrainës mund të marrë frymë lirshëm.

Pyetja është nëse Macron do të bëjë më shumë në pesë vitet e ardhshme për ta bërë Francën sërish ‘të madhe’.

Presidenti është lideri i parë francez që fiton një mandat të dytë në dy dekada dhe fitoren e tij ia atribuon pjesërisht fatit që kishte e Pen si kundërshtare. Një i sapoardhur politik në vitin 2017, ai mundi zonjën Le Pen, duke paralajmëruar për radikalizmin e kundërshtares së tij dhe u zotua të rivendoste dinamizmin francez.

Lideri më i ri francez që nga Napoleoni, Macron sfidon ndarjet tradicionale politike.

Në mandatin e tij të parë ai emëroi figura të qendrës së djathtë në poste kyçe dhe bëri përparim me reformën e taksave dhe të punës. Ai nisi një sfidë më të fortë në të djathtë, duke premtuar se do të përballej me “separatizmin islamist” dhe do të mbronte vlerat franceze.

Ai kërkoi të bënte ndryshime rrënjësore sa i përket pensioneve, por pandemia Covid-19 ndaloi përpjekjet. Ai e mbylli vendin dhe bëri me detyrim pasaportat e vaksinimit. Por jeta në Francë tani po kthehet në normalitet.

Franca do të jetë gjithmonë një aleate e NATO-s, duke pasur parasysh tendosjen e saj të nacionalizmit golist.

Por ai duhet të marrë meritat për shpëtimin e botës nga Le Pen. Ajo dëshiron të tërheqë Francën nga struktura komanduese e NATO-s. Megjithëse ajo dënoi sulmin ndaj Ukrainës, Le Pen mbështet Rusinë.

Macron hyn në mandatin e tij të dytë si një nga liderët më të sprovuar në Bashkimin Evropian, por pjesa më e madhe e bllokut nuk i beson atij dhe nuk do të mbështesë idenë e një axhende franceze që përfshin dhënien e më shumë sovranitet Brukselit.

French President Emmanuel Macron gestures as he arrives to deliver a speech after being re-elected as president, following the results in the second round of the 2022 French presidential election, during his victory rally at the Champs de Mars in Paris, France, April 24, 2022. REUTERS/Benoit Tessier

Kandidati i ekstremit të majtë Jean-Luc Mélenchon thotë se ai dëshiron të jetë kryeministër dhe zgjedhjet e ardhshme të Asamblesë Kombëtare mund të jenë vendimtare në përcaktimin e drejtimit të vendit.

Përqendrimi në reformën pro-rritjes – në vend të obsesioneve klimatike apo gjesteve populiste si kufizimi i pagave të ekzekutivit – do të ndihmonte në rikthimin e vitalitetit ekonomik që Macron premtoi fillimisht.

Kjo do të ulte po ashtu gjasat që një radikale si Le Pen ose Mélenchon të merrte pushtetin në pesë vjet.

Burimi: Wall Street Journal

Përktheu dhe përshtati: Konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nga ndikimi i luftës në Ukrainë tek kritikët ndaj tij

DW: Pse fitoi sërish Macron?