MENU
klinika

"E bënë për një lek"

Mamaja e Rita Orës nuk heshti dot për bullizimin ndaj Trixës

28.04.2022 - 12:13

E bënë për një lek, mamaja e Rita Orës nuk heshti dot për bullizimin ndaj Trixës

Pas një kohe të gjatë në sytë e publikut dhe kritikave të vazhdueshme, Beatrix Ramosaj ka postuar një video në rrjetet sociale ku adreson bullizmin online që ka pësuar gjatë kësaj periudhe. Shumë persona kanë dalë në mbrojtje duke e dënuar këtë akt dhe mes tyre së fundmi ishte edhe Vera Ora, nëna e këngëtares së njohur Rita Ora.Vera Ora, e cila i njeh mirë këto probleme dhe efektet e tyre pasi punon si psikologe, u shpreh ne story: “Stop bullizmit, shëndeti mendor ka rëndësi”.

Më pas Beatrix e falënderoi atë duke treguar se sa e rëndësishme është kjo mbështetje për të.

Vera më tej tha se ne jemi një komb i lashtë, kemi tradita të forta dhe rini të bukur dhe se duhet të ndihmojmë njëri-tjetrin pavarësisht se për kë bëhet fjalë, bullizmi nuk ka vend në vendin tonë.

Ngacmimi kibernetik prek njerëzit e të gjitha moshave ose sferave të jetës, duke përfshirë fëmijët, adoleshentët dhe të rriturit, të cilët të gjithë ndihen shumë të shqetësuar dhe të vetmuar kur ngacmohen në internet.

Pasojat e bullizmit mund të jenë shumë serioze dhe duhet theksuar se një problem i tillë nuk përballohet njëlloj nga të gjithë individët sepse përgjigja e çdo personi ndaj bullizmit është unike.

Hulumtimet kanë treguar disa tendenca të përgjithshme tek personat që janë ngacmuar dhe raportohet se kanë një rrezik më të lartë kundrejt depresionit dhe ankthit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Çfarë ka për të thënë i vëllai?

Pas videos së Beatrix-it, vjen reagimi i Alban Ramosajt!