Nuk kishte asnjë dyshim, por tashmë është zyrtare nga vetë klubi: Erik Ten Hag është trajneri i ri i Man.United. Tekniku holandez largohet nga Ajax në fund të këtij sezoni për të nisur një aventurë të re në “pallatin e ëndrrave”.
Ka qenë vetë klubi i United që ka njoftuar arritjen e marrëveshjes me trajneri e ri. Ten Hag ka firmosur një kontratë deri në 2025 me opsion për rinovimin edhe për një tjetër sezon:
“Është një nder i madh që emërohem trajner i Man.United, jam jashtëzakonisht i emocionuar. Unë e njoh historinë e këtij klubi të madh, pasionin e tifozëve dhe jam shumë i vendosur të ndërtoj një ekip të aftë për ti dhuruar sukseset që meritojnë”, u shpreh Ten Hag për faqen zyrtare të Man.United.
🇳🇱👔
The new First-Team Manager of Manchester United: Erik ten Hag.#MUFC || #WelcomeErik
— Manchester United (@ManUtd) April 21, 2022