MENU
klinika

Detajet tronditëse

Masakra në Bucha, zbulohet “kasapi” siberian që e shkaktoi

05.04.2022 - 11:57

Nënkoloneli Omurbekov Azatbek Asanbekovich dyshohet se ka qenë ai që drejtoi trupat ruse drejt masakrës më Bucha. Akuza vjen nga aktivistët e “InformNapalm” të cilët publikuan të dhënat personale të një prej “kasapëve” siç i quajti presidenti ukrainas Zelensky, i cili më 31 Mars u largua nga qyteti, duke lënë pas kufomat e civilëve në rrugë, në varreza masive, ukrainas të ekzekutuar me goditje në pjesën e pasme të kokës dhe duart të lidhura.

 

Identiteti i tij u zbulua në Telegram, bashkangjitur me “email”-in dhe numrin e tij të telefonit.Asanbekoviç është komandant i njësisë ushtarake 51460, brigada e 64-të. Në foton e bërë publike nga aktivistët e “InformNapalm”, shihet portreti i tij i ri, me veshje ushtarake, me një tank pas tij, buzë të plota, sy të tërhequr, ndërsa origjina e tij mendohet të jetë nga Siberia.

“Ne gjithashtu mundëm të gjenim adresën e shtëpisë së xhelatit rus”, deklaruan vullnetarët e “InformNapalm”.

Omurbekov Azatbek Asanbekovich

“Çdo ukrainas duhet t’i dijë emrat e tyre. Mos harroni. Të gjithë kriminelët e luftës do të gjykohen dhe do të sillen para drejtësisë për krimet e kryera kundër civilëve ukrainas”,  thuhet në deklaratën bërë nga Drejtoria Kryesore e Inteligjencës e Ministrisë së Mbrojtjes së Ukrainës.

Dhe për të ndjekur listën e detajuar me 87 faqe me emrat e më shumë se 1600 ushtarëve rusë që besohet të jenë të përfshirë në masakrën e Bucha-s.

Në listën e Ministrisë së Mbrojtjes e Ukrainase, ushtarët identifikohen me gradën ushtarake, emrin dhe mbiemrin, datëlindjen dhe të dhënat e pasaportës.

Midis mbiemrave ka edhe disa nga më të zakonshmet në Çeçeni. Disa nga fytyrat e tyre duken në fotot e postuara në rrjet, djem, sy në formë bajameje, të buzëqeshur para objektivit. Sipas aktivistëve, sipas informacioneve që kishin, kanë qenë ushtarakët e kësaj njësie që kanë kryer “krime tronditëse të luftës në qytetet Bucha, Gostomel dhe Irpen, në rajonin e Kievit”.

Banorët e Bucha-s nga ana e tyre, i thanë faqes së lajmeve “Obozrevatel” se ushtarët rusë “thjesht shkuan nga oborri në oborr duke qëlluar të gjithë burrat dhe djemtë.

Për Moskën ato kufoma janë thjesht propagandë, një inskenimi i Perëndimit dhe Ukrainës. Por në Bucha nuk ka nevojë për propagandë apo inskenime sepse flasin trupat e pajetë dhe të pavarrosur të qytetarëve, pamje të cilat tronditën mbarë botën. /BalkanWeb

Shënimi i 80 vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë

Kryeministri Rama homazhe në Varrezat e Dëshmorëve

Dyshimet se pas vrasjes fshihet një grup i strukturuar kriminal

Atentati mafioz ndaj djalit të ish-gjyqtarit, dosja i kalon SPAK!

“Distancohem nga çdo bisedë e kolegut tim me Suel Çelën“

I doli emri në dosje, gazetari reagon nga SHBA