Kylian Mbappe nuk e ka fshehur asnjëherë dëshirën për të luajtur në Real Madrid. Por, për momentin palët po i ndan vetëm një pikë, të drejtat e imazhit. Sulmuesi i Paris Saint-Germainit dëshiron t’i ketë të gjitha të drejtat e përdorimit të imazhit të tij për marketing.
Ndërkohë, “Los Blancos” janë kundër kësaj, pasi ata nuk e lejojnë asnjë futbollist të ketë pavarësi të plotë kur është në pyetje marketingu dhe reklamat.
Nw anwn tjetwr, Paris Saint-Germaini po mundohet me të gjitha forcat dhe mundësitë që ta bindë lojtarin ta vazhdojë kontratën. Gjiganti francez ia ka ofruar edhe një “blank cheque”, përmes së cilit do të kishte liri të pakusht.
Mirëpo, francezi e ka refuzuar këtë dëshirë pasi dëshira e largimit të tij nuk është çështje e parave. Mamaja e Mbappe, Fayza Lamari, është takuar me presidentin Nasser Al Khelaifi dhe emirin e Katarit, me qëllim vazhdimin e negociatave për rinovimin.
Lojtari ka pranuar dëshirën për ta udhëhequr PSG-në drejt triumfit të parë në Champions në histori. Sidoqoftë, për ta bërë këtë do të donte garanci absolute nga klubi. Kjo nënkupton që në verë të vihen në vendin e duhur figurat e duhura, si në ekip, ashtu edhe në sektorin drejtues.
Më tej, duhet kujtuar se, sipas “RMC Sport”, javën e ardhshme ka edhe një takim mes nënës së lojtarit dhe Real Madridit. Sipas asaj që raporton “Le Parisien”, gjithçka mund të ndodhë, por duket se paratë nuk luajnë rolin kryesor përmomentin.