Boksieri amerikan Mike Tyson ka zhvilluar vetëm një sfidë “shoë” gati 18 muaj më parë, kur u rikthye në ring 10 vjet pas tërheqjes (barazoi me Roy Jones Jr). Kohët e fundit është përfolur për një tjetër sfidë mes tij dhe Jake Paul, personazhit të njohur të YouTube.
“Nëse duelojmë, do të jem në formë. Për të zhvilluar një duel ndaj Jake Paul me mjaftojnë vetëm 30 ditë stërvitje intensive për të qenë gati. Unë shkoj çdo ditë në palestër dhe stërvitem, ndaj nuk kam përse të shqetësohem për dietën apo për formën time”, tha Mike Tyson.
“Edhe pse jam 30 vjet më i madh se ai, kjo gjë nuk më shqetëson. Forma ime fizike është gjithnjë e mirë dhe nuk më duhet shumë punë për të gjetur formën optimale. Këta personazhe unë i mposht kollaj, pa nënvlerësuar askënd dhe asgjë”, – u shpreh “Iron” Mike, legjenda e ringut.