MENU
klinika

Lewis Hamilton

“Mercedes është 1 sekondë më i avashtë se Ferrari”

16.04.2022 - 13:34

Piloti britanik i Mercedes, Lewis Hamilton, kërkon që skuadra të ndërhyjë sa më shpejt për të ndërtuar një makinë fituese, në mënyrë që të rikuperojnë diferencën e madhe që kanë ndaj Ferrarit.

Në Australi pamë që ata ishin gati një sekondë më të shpejtë se ne në garë dhe kjo situatë është e papranueshme”, u shpreh Hamilton. “Ne i dimë zonat ku duhet të punojmë për të qenë më të shpejtë dhe se ku duhet të përmirësohemi.

Kjo gjë duhet të ndodhë sa më shpejt dhe jo pas 2 apo 3 garash, pasi atëherë do të jetë shumë vonë dhe nuk do të kemi më mundësi të arrijmë Ferrarin”, shtoi 7 herë kampioni i botës në Formula 1.

Më tej, ai karikon skuadrën që të mos humbi entuziazmin dhe optimizmin për të ardhmen. “Sezoni është ende shumë i gjatë, ndaj sa më shpejt rikuperojmë aq më shpejt hyjmë në garë për titullin. Duhte të mos nënvlerësojmë asgjë, por të ecim përpara me stimujt e duhura”, tha Hamilton.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Një ceremoni e veçantë me mbi 2000 të ftuar…

125 vjet histori, Barcelona e bën festë!

Presidenti dhe trajneri kokë më kokë për të ardhmen

Kriza e Realit, Perez lëkundet për Ançelotin!

Kosova me renditjen më të mirë në histori

Renditja e FIFA-s, Shqipëria nuk ndryshon pozicion

Nuk kanë pësuar ende asnjë gol në 5 ndeshje

Interi është “bunkeri” që po mahnit… Europën