MENU
klinika

Java 30 e Superiores

Merr fund pritja, Kukësi inaguron stadiumin të shtunën

17.04.2022 - 20:40

Superiorja do të rikthehet në fushë të shtunën e 23 prillit, ku janë planifikuar për t’u zhvilluar 2 duelet e vlefshme për javën e 30-të. Sfida mes Vllaznisë dhe Partizanit është ajo që do të ngrejë siparin e kësaj jave të 30-të.

Ndërkohë që në orën 20:00, në stadiumin e ri të qytetit të Kukësit do të zhvillohet dueli mes skuadrës së Longos dhe Laçit të Shpëtim Duros. Kukësi rikthehet kështu në shtëpi, pas 4 sezonesh në shtegtim, teksa për herë të parë në histori do të luajë një ndeshje me drita në qytetin e vetë.

Ditën e diel, më 24 prill, do të zhvillohen edhe 3 sfidat përmbyllëse të javë se 30-të. Dy skuadra më në formë të momentit, Tirana dhe Kastrioti do të përballen në orën 13:45, ndërkohë që të dielën në orën 16:45, Dinamo do të masë forcën me Teutën, teksa paralelisht, Skënderbeu do të luajë një finale mbijetesë në Korçë ndaj Egnatias.

JAVA 30 E SUPERIORES

E SHTUNË, 23 PRILL

VLLAZNIA-PARTIZANI ORA 16:45

KUKËSI-LAÇI ORA 20:00

E DIEL, 24 PRILL

TIRANA-KASTRIOTI ORA 13:45

DINAMO-TEUTA ORA 16:45

SKËNDERBEU-EGNATIA ORA 16:45

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kategoria Superiore, Java 29

Laçi mposht Dinamon, blutë thuajse bien


Një ceremoni e veçantë me mbi 2000 të ftuar…

125 vjet histori, Barcelona e bën festë!

Presidenti dhe trajneri kokë më kokë për të ardhmen

Kriza e Realit, Perez lëkundet për Ançelotin!

Kosova me renditjen më të mirë në histori

Renditja e FIFA-s, Shqipëria nuk ndryshon pozicion

Nuk kanë pësuar ende asnjë gol në 5 ndeshje

Interi është “bunkeri” që po mahnit… Europën