Merret vendimi final për ndeshjen mes Bologna-s dhe Inter-it, e cila nuk ishte zhvilluar për shkak të rasteve të shumta të infektimeve të skuadrës bolonjeze. Ndeshja do të luhet.
Ky ka qenë vendimi i Kolegjit të Garancisë në Federatën Italiane, pas ankimimit të vendimit fillestar nga ana e Interit. Ndeshja ishte parashikuar për t’u luajtur në fillim të fazës së dytë të kampionatit, por problemet me infektimet çuan në një shtyrje të saj.
Vendimi i Federatës Italiane ishte që ndeshja të luhej në një datë të dytë, por pas anomalive të regjistruara përpara ndeshjes Interi kërkoi fitoren 0-3 në tavolinë. Ky vendim i fundit shuan çdo shpresë të zikaltërve për 3-pikëshin të tavolinë, me ndeshjen që do të luhet në datën 27 prill.