Eduard Rroca ka arritur të realizojë 3 gola brenda pjesës së parë në takimin e sotëm të skuadrës së tij Istanbulspor në sfidën kundër Denizlispor, në ndeshjen e kësaj jave në ligën e dytë turke.
Mesfushori shqiptar është treguar spektakolar duke arritur të shënojë fillimisht në minutën e 28-të të takimit, më pas goli i dytë ka ardhur në minutën e 39-të. Pas insistimit të tij në sulm, goli i tretë ka ardhur në minutat e fundit të pjesës së parë, ekzaktësisht në minutën 44-të.
Ai vulosi tregolëshin personal brenda pjesës së parë. Futbollisti lë pas kështu momentet negative me dëmtimet në fillimin e sezonit duke regjistruar tre golat e parë sezonal dhe duke u rikthyer të jetë i rëndësishëm për skuadrën.