Paris Saint-Germain ka fituar titullin në Ligue 1, të dhjetin në historinë e klubit, pas barazimit 1-1 në shtëpi Lens-in në javën e 34-t të kampionatit francez.
Një rezultat zhgënjyes për skuadrën e Mauricio Pochettino-s, që nuk ka arritur të mposhtë skuadrën e vendit të shtatë të Ligue 1, me këtë të fundit që ka luajtur me 10 lojtarë nga minuta e 68-të.
Leo Messi ka zhbllokuar ndeshje në minutën e 68-të me një gol të jashtëzakonshëm nga jashtë zone, si ato të shumtit të realizuar kur luante me Barcelona-n.
Pavarësisht inferioritetit numerik, Lens ka arritur të shmangë humbjen falë një goli të shënuar nga Jean kur kishin mbetur vetëm dy minuta nga koha e rregullt. PSG ka fituat titullin e 10-të në historinë e klubit ndërsa tifozeria besnike ka braktisur stadiumin dhe ashtu si kishte vendosur, e zhgënjyer nga një sezon që ka parë vetëm triumfin në Ligue 1, ka festuar jashtë!
Në qytetin e Parisit, në zonën e lajmëruar, ultrasit janë mbledhur dhe kanë nisur festën e tyre me flakadan, britma dhe duke ndezur atmosferën. E gjitha sepse për ata “dinjiteti vlen më shumë se miliardat”, duke i quajtur mercenarë lojtarë që në fakt titullin – në një kampionat ku dominon ekipi më i pasur – thjesht e kishin detyrim.