Ekipi i Phoenix Suns udhëheq 2-1 serinë e çerekfinaleve play off ndaj New Orleans, pas fitores 114-111 arritur sot jashtë fushe. Ayton me 28 pikë e 17 rebound si dhe Paul me 28 pikë e 14 asist ishin më të mirët në fushë për Suns. Në kahun tjetër, Ingram realizoi 34 pikë e McCollum 30, por të vetëm e patën të pamundur të fitojnë.
Në Lindje, skuadra kampione e Milwaukee fitoi 111-81 ndaj Chicago, një sukses i lehtë për Bucks edhe pse nuk luanin në fushën e tyre. Allen me 22 pikë ishte më i miri për miqtë, ndërkohë që 47 pikë u realizuan nga lojtarët e stolit (Vucevic me 19 pikë më i mirë për Bulls). Bucks udhëheqin 2-1 serinë e ndeshjeve.
Humbjen e parë në këto çerekfinale pësoi skuadra e Miami, që u mund 111-110 në sekondën e fundit nga Atlanta dhe tashmë Heat udhëheq 2-1 me ndeshje. Për vendasit u dallua Tray Young me 24 pikë, duke i bërë të pavlefshme 24 pikët e Herro për skuadrën nga Florida.
Konferenca e Lindjes-Çerekfinale play off
Miami – Atlanta, 110-111 (2-1)
Philadelphia – Toronto, (3-0)
Milwaukee – Chicago, 111-81 (2-1)
Boston – Brooklyn, (2-0)
Konferenca e Perëndimit-Çerekfinale play off
Phoenix – New Orleans, 114-111 (2-1)
Dallas – Utah Jazz, (2-1)
Golden State – Denver, (3-0)
Memphis – Minnesota, (2-1)