MENU
klinika

Çfarë paralajmëron?

“Na duhet një figurë që shëron plagë”, Presidenca i përgjigjet deklaratës së Veliajt

09.04.2022 - 11:10

Zëdhënësi i Presidentit Ilir Meta, Tedi Blushi ka reaguar në lidhje me deklaratën që bëri në një intervistë për ‘News24’ kryebashkiaku Erion Veliaj. Ky i fundit tha se vendit i duhet një figurë që shëron plagë dhe jo një president që kalon banaqeve dhe gjysmë i dehur. Përmes një mesazhi në rrjetin social ‘Facebook’ Blushi shkruan se; “Organizata Kriminale e inceneratorëve përmes një keqbërësi të interesit publik, që përdoret si qen sulmi nga Brigadieri i kësaj organizate sulmoi sot figurën e Presidentit të Republikës me shpifje të denja për një rrugaç”.

Ndërkohë, zëdhënësi ka njoftuar se pasdite Meta do të mbajë një konferencë shtypi.

REAGIMI I BLUSHIT
Organizata Kriminale e inceneratorëve përmes një keqbërësi të interesit publik, që përdoret si qen sulmi nga Brigadieri i kësaj organizate sulmoi sot figurën e Presidentit të Republikës me shpifje të denja për një rrugaç.
Të gjithë shqiptarët e ndershëm dhe patriotë i dinë mirë arsyet se përse Organizata Kriminale e inceneratorëve dhe të gjithë kriminalizimit të shtetit e shoqërisë e urren Presidentin Meta si denoncuesin e palëkundur, bazuar mbi fakte publike dhe transparente, jo vetëm të aferës makabre të inceneratorëve, por edhe të shumë koncesioneve të tjera korruptive.
Presidenti i Republikës ndonëse kishte vendosur edhe në respekt të Kongresit të PS të mos bënte asnjë postim apo dalje mediatike, pas shpifjeve të programuara nga organizata e incineratorëve kundër Kreut të Shtetit, në respekt të të gjithë qytetarëve, por edhe të delegatëve të Kongresit të PS sot pasdite do të mbajë një konferencë shtypi.