MENU
klinika

Lufta

Nazarko: Ja pse Kosova nuk i ngjan Ukrainës

22.04.2022 - 19:37

Gjatë emisionit “Ballkan” ku ishin të ftuar për situatë në Kosovë, ishin analisti Mentor Nazarko dhe profesori i Universitetit të Prishtinës Besfort Rrecaj, Nazarko ofroi optikën e vet në lidhje me komunikimin diplomatit të Kosovës për çështjen ën Ukrainë.

Përgjigja e duhur e Kosovës, ndaj Rusisë që e ka përmendur si precendet të përdorimit të forcës pa autorizimin e KS të OKB-së (dhe Putini ditën e bombardimit të Ukrainës), mund të ishte një tjetër. Në të gjithë forumet diplomatike, dypalëshe, shumëpalëshe në të gjitha nivelet institucionale, Kosova duhet t’i tregojë Rusisë dhe botës se bombardimi i Jugosllavisë ( i Serbisë) u bë për shkak të gjenocid dhe këtë fakt e pranon, madje dhe veprimin e NATOS e ka pranuar edhe ministri i Jashtëm rus Ivanov, pavarësisht se nuk pati votim në KS. Madje bombardimi i NATO-s u legjitimua a posteriori (më pas) nga rezoluta 12 44, e cila u formulua nga kryeministri rus Cerno Mirdin. Madje deri në janar të 2006-s ministri i Jashtëm Lavrov sëbashku me Ministrat e jashtëm të vendeve të gru7pit të kontaktit, të BE-së, NATO-s në Londër ka pranuar ka firmosur një deklaratë sipas të cilës statusi i Kosovës, duke patur parasysh trajtimin e popullsisë shqiptare atje para 99-s do të mbante parasysh: Jo ndarje, jo bashkim me shtet tjetër, jo rikthim në gjendjen e mëparshme dhe respektim të vullnetit të popullit. Pra rasti i Kosovës nuk mund të përdoret nga Putini. Si shkelje e të drejtës ndërkombëtare. Po ashtu Kosova nuk i ngjan Ukrainës. Ajo nuk mund të sulmohet nga Serbia sepse në Kosovë është NATo, kurse në Ukrainë nuk ka NATO. Ndoshta riaktuializimi i kësaj të vërtete, nga këndvështrimi i të drejtës ndërkombëtarë është qasja e duhur në ballafaqimin publik të Kosovës krahasuar me atë çka kanë zgjedhur autoritet e Kosovës sot.

Ndërsa në lidhje me dialogun Nazarko theksoi se “dialogu me Serbinë duhet të ishte për mbyllur që gjatë administratës Trump. Konflikti në Ukrainë e largon në kohë mundësinë e rikthimit të Rusisë si aktor normal në KS. Çdo përfundim i dialogut Kosovë-Serbi do të duhet të legalizohet në KS, dhe konflikti me Ukrainën e ka vonuar në afat të papërcaktuar këtë votim”.