MENU
klinika

SPAK ‘godet’ sërish ish-deputetin e PS

Nis hetimi pasuror ndaj Alqi Bllakos

25.04.2022 - 12:31

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka nisur një hetim pasuror ndaj ish-deputetit të Partisë Socialiste, Alqi Bllako.

Gazetarja e Panorama.al, Nikoleta Kovaçi raporton se procesi për verifikimet e pasurisë së Bllakos kanë nisur prej disa ditësh.

Kujtojmë se SPAK vendosi nën sekuestro një apartament në pronësi të babait të Alqi Bllakos, Edmond Bllakos. Tashmë edhe llogaritë e tij bankare janë vendosur nën hetim nga organi i akuzës.

Vetëm disa ditë më parë, Bllako dëshmoi përpara prokurorëve të SPAK duke mohuar të gjitha akuzat në drejtim të tij për përfshirjen në aferën e inceneratorëve.

Ish-deputeti socialist foli edhe për kontratën e punësimit të babait të tij ku deklaroi se ajo nuk është firmosur nga Klodian Zoto.

AKUZAT

Alqi Bllako akuzohet për korrupsion dhe shpërdorim detyre që bazuar në hetimet e SPAK-ut, e implikojnë atë si të dyshuar në aferën e Inceneratorit të Fierit. Po në dosjen hetimore, del se deputeti ka kryer udhëtim me avion drejt Italisë së bashku me Klodian Zoton, ish-administratorin e Inceneratorit të Fierit.

Ndaj të dyshuarit janë dy pozicionet e detyrave që mbajti, njëra prej tyre, sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit, në kohën kur ky institucion drejtohej nga Lefter Koka, tashmë nën dy masa arresti për këto afera dhe tjetra, kur drejtonte AKUM-në, ku sërish dyshohet se ka firmosur gjatë kësaj kohe për çështje që e lidhin me Fierin.
SPAK-u këmbëngul se Alqi Bllako, me veprimet dhe mosveprimet e tij, ka qenë në dijeni të plotë të vlerësimit të shpronësimit në kundërshtim me ligjin. Si rrjedhojë, sipas SPAK-ut, në bashkëpunim Koka dhe Bllako kanë lejuar ardhjen e pasojës që ka sjellë shkaktimin e dëmit prej 16.288.000 lekë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nis procedura për zëvendësimin e Alqi Bllakos/ Hapat që do ndiqen

Pandeli Majko rikthehet në Parlament! Kuvendi shpalli sot vakancën

Një ditë pas arrestimit të ish-deputetit të PS

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Gledis Nano takim me kreun e SPAK