MENU
klinika

Zjarri në spitalin e Covid në Selanik

Njoftimi zyrtar: Si u dogj pacienti për së gjalli

07.04.2022 - 11:13

Spitali Papanikolaou në Selanik dha një njoftim zyrtar në lidhje me zjarrin që shpërtheu ditën e sotme në pavijonin e ku trajtoheshin pacientë të infektuar me Covid.

Si pasojë e zjarri ndërroi jetë një pacient, ndërsa 2 të tjerë u plagosën, shkrua protothema.gr. Sipas spitalit zjarri ra rreth orës 08:50 të mëngjeset në një pavijon, ndërsa autoritet janë njoftuar menjëherë.

“Zjarrfikësja ka arritur menjëherë për të kontrolluar dhe për të shuar zjarrin”, tha administrate e spitalit, shkruan protothema.gr.

Nga spitali bëjnë me dije se reagimi i personelit mjekësor ka qenë i menjëhershëm, ndërsa në një kohë të shkurtër në klinikë është ndërprerë furnizimi me energji elektrike për të mos pasur përhapje të zjarrit.

“Gjatë fillimit të zjarrit dhe para mbërritjes së zjarrfikësve, dy pacientë kanë pësuar djegie, të cilët falë ndërhyrjes së mjekëve dhe infermierëve është bërë i mundur largimi i tyre nga vendi ku shpërtheu zjarri. Gjendja e njërit prej tyre është më e rëndë, ai është shtruar në sallën e operacionit. Fatkeqësisht, në të njëjtin pavijon u shtrua edhe një pacient i tretë, i cili për shkak të kushteve absolutisht të rrezikshme që ishin krijuar (ngarkesa e lartë termike, tymi i dendur etj.) u bë e pamundur gjetja e tij në kohë e si rrjedhojë shpëtimi nga stafi i spitalit , me pasojë humbjen e jetës ” , thuhet në njoftimin zyrtar të spitalit.

Sipas administratës, nuk ka pasur rrezik për personelin mjekësor, të cilët kanë marrë trajtim mjekësor në Klinikën e Insuficiencës Respiratore.