MENU
klinika

Pritet të zbardhen vrasjet e bujshme

Nuredin Dumani bëhet bashkëpunëtor i drejtësisë

27.04.2022 - 11:45

Dy persona të përfshirë në ngjarje të renda kriminale janë bërë bashkëpunëtor të drejtësisë. Sipas News24, Nuredin Dumani dhe Henrik Hoxha kanë marrë statusin e të penduarit.

Mësohet se Dumani i cili u arrestua pak kohë më parë në Fier ka treguar emrat e personave që kanë qenë pjesë e grupeve kriminale.

Këta dy të penduar pritet të hedhin dritë mbi dhjetëra ngjarje të rënda kriminale, jo vetëm në Elbasan, por edhe në Tiranë, Durrës apo Fier.

Një nga ngjarjet më të rënda për të cilat Dumani ka rrëfyer gjithçka, është masakra e Bradasheshit, ku u vranë 3 persona.

Nuredin Dumani merret në pyetje për tentativën e vrasjes së Sokol Sanxhaktarit

Rreth një muaj pas arrestimit të Nuredin Dumanit, i dyshuar si i përfshirë në një sërë vrasjesh, të tjera detaje dalin në dritë rreth aktivitetit të tij kriminal. Ndërkohë që është përfshirë në disa vrasje, Dumani është kontaktuar edhe për kryerje të vrasjeve të tjera. Burime nga grupi i hetimit, bënë me dije se Dumani ka qenë i kontaktuar nga një grup kriminal që operon në qytetin e Elbasanit, për të ekzekutuar Sokol Sanxhaktarin, dhëndri i ish-kryebashkiakut Qazim Sejdini, aktualisht i dënuar për vrasje.

Sipas të dhënave, rreth dy vite më parë, Nuredini ishte “kontraktuar” për të kryer eliminimin nga një tjetër grup rival kriminal. Për këtë arsye, 35-vjeçari me origjinë nga Dibra dhe banues në Durrës ka qëndruar përreth dy muaj në zonën e Elbasanit ku do të studionte të gjithë lëvizjet e Sokol Sanxhaktarit për të gjetur momentin e duhur për ta eliminuar. Përveç Prokurorisë së Elbasanit, mësohet se Nuredin Dumani është marrë në pyetje nga oficerët e Byrosë Kombëtare të Hetimit. Gjatë hetimeve, oficerët e BKHsë kanë pyetur Dumanin lidhur me objektivin që ai kishte për të eliminuar dhe për porositësit, si dhe për ngjarje të tjera kriminale që janë të lidhura me emrin e tij.

ARRESTIMI I NUREDIN DUMANIT

Një telefonatë anonime mbrëmjen e 29 marsit për një person të plagosur në një apartament në lagjen “Apolonia” të Fierit çoi në prangat një nga emrat më të kërkuar të botës së krimit në Shqipëri. Nuredin Dumani arrestohet nga policia pas një atentati të dështuar në aksin PeqinElbasan, ku ai mbeti i plagosur me armë zjarri. “Më datë 29 mars 2022, rreth orës 17:35, në aksin rrugor ElbasanCërrik, në Papër, është qëlluar me armë zjarri ndaj një automjetit tip ‘BMW’, në të cilin dyshohet se udhëtonte shtetasi i kërkuar. Pas marrjes dijeni për ndodhjen e kësaj ngjarjeje, falë veprimeve të shpejta dhe profesionale, si dhe ndjekjes në një kohë shumë të shpejtë nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, u arrit të lokalizohej dhe të kapej shtetasi Nuredin Dumani”, tha Policia e Shtetit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Plumbi i kishte mbetur në shtyllën kurrizore

Si paraqitet gjendja e Nuredin Dumanit

Telefonata që çoi prapa hekurave një nga “serial-killerat”

Si u transportua Nuredin Dumani i plagosur nga Elbasani drejt Fierit

Çfarë fshihet pas arrestimit të tij

“FBI” shqiptare merr në pyetje Nuredin Dumanin