Një natë para duelit me Whyte, kampioni i botës, Tyson Fury ka zbuluar se ka shkuar me 500 gra të ndryshme. Sipas tij, a qenë “gënjeshtar dhe mashtrues” në marrëdhëniet e tij të mëparshme.
33-vjeçari tregoi se çdo gjë që bën ose ka bërë nuk kanë qenë gjëra të mira, por shtoi se i vinte keq për faktin se kishte bërë seks para martesës.
Ylli sportiv është i martuar me gruan e tij Paris që nga viti 2008 dhe të dy kanë gjashtë fëmijë së bashku. Duke folur për Boxing Neës Online, Fury tha: “Unë jam një gënjeshtar, një mashtrues, një person krenar dhe kot. Çdo gjë që unë bëj ose kam bërë është e keqe. Të gjithë bëjmë gabime, apo jo?
E vetmja gjë për të cilën pendohem në jetë është seksi para martesës. Nëse do të mund ta fshija atë, atëherë jeta ime do të ishte praktikisht e përsosur. Më vjen keq për të gjitha gabimet që bëj me njerëzit.”– u shpreh ai.
Më tej, boksieri shtoi: “Duhet të kem bërë seks me mbi 500 femra, më shumë, nuk e di, e kam humbur llogarinë. Unë e shikoj këtë gjë tani si diçka të neveritshme. Unë nuk jam një person fetar, por më pëlqen të ndihmoj njerëzit dhe të bëj gjëra të mira. Po edhe ti ndal të gjitha gjërat e këqija”, – përfundoi Fury.