MENU
klinika

Çfarë ka për të thënë i vëllai?

Pas videos së Beatrix-it, vjen reagimi i Alban Ramosajt!

26.04.2022 - 11:41

Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania”, këngëtarja Beatrix Ramosaj, ka reaguar ditën e sotme me anë të një videoje në “Instagram”, duke adresuar bullizimin që i është bërë kohët e fundit nga njerëzit në internet.

Në video ajo u shpreh se tre muajt e fundit është abuzuar shumë me emrin e saj dhe nuk ka dashur asnjëherë që ajo dhe personat që e mbështesin të bullizohen.

Këngëtarja këtë video e ka bërë edhe si një mesazh për vajzat e gratë, ku shprehet se nuk duhet ta pranojnë dhunën “përshirë edhe atë online”.

Nga ana tjetër, nuk ka munguar edhe suporti i vëllait të këngëtares, Alban Ramosaj.

Ai ka treguar se është i lumtur që Beatrix është vetvetja dhe se kjo është arma më e mirë e këngëtares.

“Paragjykimet – gjykimet, ofendimet, bullizmi është thjesht një projeksion i pasigurive, limiteve, injorancës dhe nevojave të tyre. E faktuar me qindra herë. Jam i lumtur që dita ditë skur zgjohesh vendos të jesh vetëvetja jotë autentike 100 përqind dhe kjo është arma jote më e fortë. Herët a vonë, e drejta fiton… përherë. Vazhdo të shkëlqesh siç e di ti lër të tjerët të digjen nga rrezet e tua se kashta kashtë do qëndroj vështirë të ktheht në bar të njohmë. Të dua fort unë dhe mijra të tjerë.

P.S Uroj që personazhet publik të jenë të vërtetë dhe ndërshëm sa ti, do të ishe një vend më i mirë për të jetuar’’, tha Ramosaj.