MENU
klinika

Bllokohet qarkullimi

Përfshihet nga flakët një furgon në dalje të tunelit në Elbasan

20.04.2022 - 12:12

Një furgon ka marrë flakë në ecje në aksin rrugor Tiranë-Elbasan, pak pas daljes nga tuneli.

Në pamjet e sigurua nga BalkanWeb, shihet se furgoni është përfshirë nga flakët në pjesën e pasme dhe se për fat të mirë nuk ka të lënduar.

Si pasojë, është bllokuar për disa minuta qarkullimi, ndërsa policia dhe zjarrfikësja kanë mbërritur në vend.