MENU
klinika

Paralajmërimi i Krajës për këtë vit

Përgjimet 2021/ Bisedat e 5 mijë personave në “veshin” e SPAK

19.04.2022 - 17:22

Rreth 5 mijë persona, të dyshuar apo që kanë dijeni për vepra të ndryshme penale, janë përgjuar gjatë vitit 2021, një numër ky rekord krahasuar statistikat e viteve të mëparshme. Rreth 1 500 persona janë përgjuar gjatë vitit të kaluar vetëm nga SPAK, ku si rezultat i përgjimeve është arritur në arrestimin e 179 personave të dyshuar për kryerjen e veprave penale që janë në kompetencë të SPAK, siç është korrupsioni dhe krimi i organizuar. Bilanci reflektohet në raportin veprimtarisë së SPAK për vitin 2021, raport i cili do të paraqitet për shqyrtim në Kuvend dhe në Këshillin e Lartë të Prokurorisë.

Më 24 mars 2021, në SPAK ka nisur të funksionojë Zyra e Përgjimit bashkë me Bërthamën Komanduese Elektronike. Ndërkaq, 9 oficerëve të Policisë Gjyqësore që punojnë për llogari të SPAK vetëm për përgjime, u janë bashkuar edhe 7 hetues të Byrosë Kombëtare të Hetimit. SPAK thotë se dekonspirimi gjatë vitit 2021 ka qenë zero.

“Në periudhën që analizojmë nuk ka ndodhur asnjë rast dekonspirimi i të dhënave të përfituara nga interceptimi. Oficerët e policisë gjyqësore/Hetuesit e BKH të Strukturës së Përgjimit të Komunikimeve Elektronike, krahas detyrimit për kalimin e informacionit në kohë dhe në dinamikë dhe përgatitjen në kohë të transkripteve të shkruara të materialit të përgjuar, garantojnë dërgimin e menjëhershëm të tyre prokurorit që ka kërkuar përgjimin. Numri i personave, të cilët mund të njihen me materialin e përgjuar është i kufizuar. Materiali i përgjuar nuk i vihet në dispozicion asnjë personi, i cili nuk ka kërkesë zyrtare ose nuk është i autorizuar për të marrë këtë informacion”, thuhet në raportin e SPAK.

Ndërkaq, për llogari të prokurorive të juridiksionit të përgjithshëm, gjatë vitit 2021, janë përgjuar 3412 persona, të dyshuar për kryerjen e veprave penale, në kuadër të 655 procedimeve penale. Këta persona kanë përdorur 3664 telefona. Vetëm dy raste, gjykata ka refuzuar kërkesën e prokurorit për vendosjen e dy personave nën hetim. Ndërkaq, në 58 raste, prokurori ka vendosur të ndërpresë vetë përgjimin me vendim të motivuar.

Gjatë vitit 2020, SPAK ka përgjuar rreth 1 mijë persona, ndërsa prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm rreth 3 500 persona./Nga Adriatik Doçi

Raporti, përgjimet nga SPAK

Raporti, përgjime nga prokuroritë e zakonshme

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Basha përballë Rudina Hajdarit, Patozit, Topit dhe Murrizit

Përçarja: PD e ndarë në 5 pjesë drejt zgjedhjeve e 2021

Emrat e përfituesve që do t’u lëvrohen paratë nga banka!

842 familjet që përfitojnë kredi të butë për shtëpi