Freddy Rincon, ish futbollisti i Napolit, Real Madrid dhe shumë klubeve braziliane, ka ndërruar jetë, pas disa ditësh betejë në spital. Mesfushori kolumbian pësoi një aksident të frikshëm automobilistik pak ditë më parë dhe ndodhej i shtruar në spital në gjendje shumë të rëndë.
Mjekët bënë gjithçka për ta mbajtur në jetë por në fund u dorëzuan dhe ishin pikërisht “bluzat e bardha” që njoftuar këtë humbje të madhe për futbollin kolumbian. Rincon, të mërkurën mbushi 56 vjeç, u transferua te Napoli në 1994 për të kaluar më pas te Real Madrid.
Mesfushori vijojë karrierën e tij më pas në Brazil me disa skuadra të ndryshe. Me përfaqësuesen e Kolumbisë mori pjesë në tre Botërore.