Humbja e parë për Philadelphia në çerekfinalet play off, që u mund sot 110-102 në fushën e Toronto. Siakam me 34 pikë e Trent me 24 mbajtën në lojë skuadrën kanadeze në këto çerekfinale. Gjithsesi, Philadelphia udhëheq 3-1 me ndeshje dhe është ende një fitore larg gjysmëfinaleve.
Vijon të zhgënjejë ekipi i Brooklyn, që u mund në fushën e tij 109-103 nga Boston dhe është pranë eliminimit. Celtics udhëheqin 3-0 serinë e takimeve. Miqtë e merituan fitoren, me Tatum protagonist, autor i 39 piëve, duke i bërë të pavlefshme 26 pikët e Brown për Nets, ku zhgënjyen lojtarët lider.
Në Perëndim, barazim 2-2 me ndeshje mes Dallas dhe Utah Jazz. Kjo e fundit fitoi në sekondën e fundit 100-99 ndaj rivalëve teksanë, ndeshje ku u dalluan Clarkson me 25 pikë e Mitchell me 23. Për Dallas, Luka Doncic realizoi 30 pikë e 10 rebound, por që s’mjaftuan për të evituar humbjen.
Minnesota fitoi në sekondën e fundit 119-118 ndaj Memphis dhe barazon 2-2 serinë e ndeshjeve, në përfundim të sfide me shumë emocione e rivalitet. Të gjithë titullarët e Minnesota realizuan mbi 10 pikë, me Towns protagonist, me 33 pikë e 14 rebound për vendasit. Po 34 pikë realizoi edhe Bane për Memphis, por që mbetën për statistikë.
Konferenca e Lindjes-Çerekfinale play off
Miami – Atlanta, (2-1)
Philadelphia – Toronto, 102-110 (3-1)
Milwaukee – Chicago, (2-1)
Boston – Brooklyn, 109-103 (3-0)
Konferenca e Perëndimit-Çerekfinale play off
Phoenix – New Orleans, (2-1)
Dallas – Utah Jazz, 99-100 (2-2)
Golden State – Denver, (3-0)
Memphis – Minnesota, 118-119 (2-2)