19.04.2022 - 20:41
Kampioni i botës, Paul Pogba, raportohet se ka arritur marrëveshje personale me Paris Saint-Germain. Sipas “Todofichajes”, mesfushori francez do të nënshkruajë kontratë katër-vjeçare me klubin nga “Parc des Princes”.
Pogba do të largohet nga Manchester United si lojtar i lirë gjatë afatit kalimtar të verë. Kontrata e 29-vjeçarit me “Djajtë e Kuq” skadon më 30 qershor të këtij viti.
Për Pogba, interesim ka shfaqur edhe Real Madrid dhe Juventus, por ai pritet ta fillojë një aventurë të re në kampionatin francez. Kështu, gjigantët spanjollë dhe ata italianë mbeten “thatë”.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Kush do ta blejë?