MENU
klinika

Laporta "ndez" tifozët

Presidenti i Barçës pranon ardhjen e bomberit

22.04.2022 - 14:36

Presidenti i Barçës, Joan Laporta tashmë e sheh më afër ardhjen e sulmuesit polak të Bayern Munich, Robert Lewandowski. Pas një fotoje me një tifoz, bërë mbas ndeshjes Real Sociedad-Barcelona, kreu i klubit katalanas është përgjigjur për situatën në lidhje me nënshkrimin e bomberit polak.

“Ky ka më shumë mundësi”, – tha Laporta pas pyetjes së tifozit: “A po vjen apo jo Lewandowski?” Emri i sulmuesit është lidhur shumë me Barcelonën javët e fundit, madje edhe Bayern ka bërë një deklaratë zyrtare për këtë çështje.

Klubi blaugrana vazhdon të punojë që të jetë në gjendje të blejë një sulmues të madh në merkaton e verës, i cili mund t’i sigurojë ekipit numrin e golave që dëshiron Xavi Hernández. Pasi përjashtoi disa nënshkrime të mundshme, veçanërisht për shkak të pretendimeve për paga të larta, Robert Lewandowski është, për momentin, një nga më të kuotuarit.

Sipas medias gjermane “Kicker”, bavarezët kërkojnë jo më pak se 40 milionë euro për ta lënë të lirë yllin e tyre. 33-vjeçari ka ende një vit kontratë të mbetur me Bayernin dhe negociatat për rinovimin e saj nuk kanë shkuar në drejtimin e duhur. Bayern nuk rinovon për më shumë se një vit kontratat e lojtarëve që i kanë kaluar të 30-at.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Një ceremoni e veçantë me mbi 2000 të ftuar…

125 vjet histori, Barcelona e bën festë!

Presidenti dhe trajneri kokë më kokë për të ardhmen

Kriza e Realit, Perez lëkundet për Ançelotin!

Kosova me renditjen më të mirë në histori

Renditja e FIFA-s, Shqipëria nuk ndryshon pozicion

Nuk kanë pësuar ende asnjë gol në 5 ndeshje

Interi është “bunkeri” që po mahnit… Europën