MENU
klinika

Abazoviç: SDP do të jetë pjesë e ekzekutivit

Pritet vendimi për qeverinë e re të Malit të Zi

11.04.2022 - 12:47

Në Malin e ZI këtë të hënë pritet edhe vendimi për formimin e qeverisë së re me mandatin si kryeministër të Dritan Abazoviç. Mediat vendase bëjnë me dije se Abazoviç pret që Partia Popullore Socialiste (SNP) të jetë bashkëpunuese nëse propozon dikë nga Partia Socialdemokrate (SDP) në përbërjen e pushtetit të ri ekzekutiv.

Ndër të tjera kryeministri i ardhshëm i Malit të Zi ka thënë për mediat se SDP do të ishte pjesë e një qeverie të pakicës, por ishte e pasigurt për socialdemokratët. Ai po ashtu deklaroi se kishte biseduar disa herë me PKSH-në dhe se po përpiqeshin të gjenin një kompromis.

“Në të gjithë procesin PKSH ka treguar një nivel të lakmueshëm ndaj shtetit dhe asaj që është në interesin e shtetit. Unë pres që ata të jenë bashkëpunues dhe jo problematik kur mandatari i kryeministrit propozon dikë nga SDP,” tha Abazovicv.

Gjithashtu Abazoviç pret që kërkesa për caktimin e Kuvendit të dërgohet shumë shpejt dhe “nga kjo të na ndajnë ditë e ndoshta edhe orë”.

Ai po ashtu tha se seanca e Kuvendit do të mbahet sepse Kuvendi nuk është pronë private e asnjë deputeti.

Ndërkohë për krijimin e qeverisë Abazoviç pret mbështetjen e 49 deputetëve.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Kryeministër duhet të jetë dikush do e çojë Malin e Zi në BE"

Abazoviç: Më kanë kërcënuar, por nuk viktimizohem!

“Mburremi me krenari e rrahim gjoksin”

Abazoviç: Problemi ynë është patriotizmi i rremë!