MENU
klinika

Analiza

Pse Scholz duhet të ndryshojë strategji në këtë pikë të luftës!

22.04.2022 - 09:00

Kancelari gjerman Olaf Scholz është “frenuar” disi, për të marrë seriozishr një përpjekje ndërkombëtare për të ndihmuar Ukrainën, t’i kundërvihet Rusisë.

63-vjeçari socialdemokrat ka kundërshtuar furnizimet e drejtpërdrejta me tanke dhe armë të tjera të rënda në Ukrainë dhe embargon ndaj naftës dhe gazit rus. Politikat e tij rrezikojnë të “nevrikosin” aleatët e Gjermanisë, teksa Rusi nis një ofensivë të re në Ukrainën lindore.

Pasi ndryshoi politikën e mbrojtjes së Gjermanisë, Scholz nuk ka vepruar aspak. Dëshmitë e krimeve të luftës nga trupat ruse dhe mbrojtja e vendosur e Ukrainës kanë nxitur thirrje për veprime më agresive, veçanërisht nga anëtarët e tjerë të NATO-s në Baltik.

“Tani nuk është koha për të treguar mbështetje simbolike për Ukrainën,” u tha gazetarëve ministri i Jashtëm lituanez Gabrielius Landsbergis në një konferencë shtypi në Riga të mërkurën, krah ministres së Jashtme gjermane Annalena Berbock.

Ai gjithashtu i bëri thirrje Gjermanisë që “të bëjë gjënë e duhur” dhe të mbështesë propozimin e BE-së.

“Ne e kuptojmë se ky është një vendim shumë i vështirë politik dhe ekonomik që duhet t’u shpjegohet njerëzve në Gjermani,” tha Landsbergis. “Por unë mendoj se në këtë rast, ndoshta është i pashmangshëm0.

Donald Tusk, ish-presidenti i Këshillit Evropian, shkroi në Twitter: “Gjermanët duhet të mbështesin fuqishëm Ukrainën sot nëse duam të besojmë atë që ata kanë nxjerrë nga historia e tyre”.

Në një video-call me homologët e Grupit të Shtatë të martën, Scholz pati një mundësi për të kundërshtuar kritikat që po shtohen. Por ai u hutua. Ai tha se Gjermania nuk kishte pajisjet e duhura për t’i dërguar në Ukrainë, vuri në pikëpyetje aftësinë e ushtrisë së Kievit për të operuar me sisteme moderne të armëve dhe këmbënguli se Berlini nuk do të përfshihej drejtpërdrejt në luftë.

Madje, sipas të dërguarit të Ukrainës në Berlin, armët e rënda moderne si tanket Leopard dhe Marder nuk ofroheshin.

“Armët që na duhen nuk janë në këtë listë”, tha ambasadori Andrzej Melnik pas konferencës për shtyp të Scholz. “Ne besojmë se ushtria gjermane do të jetë në gjendje të na furnizojë me armët që na duhen tani.”

Melnik u takua me zyrtarë të lartë nga partia e Scholz të mërkurën për të treguar domosdoshmërine e armëve të rënda dhe për të kritikuar presidentin gjerman Frank-Walter Steinmeier për lidhjet e ngushta të Putinit si ministër i Jashtëm. Pas takimit, ai i tha televizionit RTL se të  palët “ende po lëviznin shumë ngadalë” drejt njëra-tjetrës.

Në fund të shkurtit, Scholz i befasoi kritikët duke ndryshuar traditën shumëvjeçare të Gjermanisë për të mos dërguar armë në zonat e konfliktit dhe vendosi të dërgojë qindra raketa antitank dhe kundërajrore në Ukrainë. Në një ndryshim historik të politikës, ai gjithashtu njoftoi një fond prej 100 miliardë eurosh (108 miliardë dollarë) për të forcuar aftësitë ushtarake të Gjermanisë pas shumë vitesh neglizhencë.

Qëndrimi aktual i Scholz është kritikuar nga anëtarët e koalicionit të tij qeverisës. Marie-Agnes Strach-Zimmerman, një deputete për Demokratët e Lirë, tha të martën se plani i kancelarit për dërgesat e armëve kishte dështuar.

Anton Hoffreiter, një ligjvënës i të Gjelbërve, u bëri jehonë këtyre komenteve në një intervistë me gazetën Augsburger Allgemeine, duke paralajmëruar se një luftë e tretë botërore mund të shpërthejë nëse Ukraina nuk e ndal Putinin.

Janë ngritur pyetje edhe për rezistencën e Gjermanisë ndaj sanksioneve energjetike. Sipas një raporti nga DIW me qendër në Berlin, një përpjekje kombëtare për të optimizuar ofertën dhe për të reduktuar kërkesën mund të kompensojë furnizimet me gaz rus që në këtë dimër.

Scholz nuk mund të  rrisë menjëherë shpenzimet e ulëta të mbrojtjes ose të rinovojë sistemin energjetik të Gjermanisë brenda disa muajsh, por ai mund të jetë më i i vendosur në përgjigjen e tij. Huh.

Në një koment të mërkurën, gazeta Bild akuzoi Scholz se ka bërë një sërë gabimesh në Ukrainë, duke përfshirë dështimin për të mbrojtur interesat kombëtare të Gjermanisë duke penguar Putinin dhe Gerhard Schroeder me lidhje me Rusinë.

Megjithatë, qasja e kujdesshme e Scholz ka  patur mbështetje nga kabineti i tij. Ministri i Financave Christian Lindner – gjithashtu kreu i FDP – i tha Bloomberg TV të mërkurën se Gjermania ishte “e hapur” për të ofruar armë të tjera, por vetëm “me kusht” që vendi të mos bëhet aktor në luftë.

Ministri i Ekonomisë Robert Habeck – një ish-bashkëdrejtues i të Gjelbërve – mbështeti planet e Scholz për të zëvendësuar armët e modelit sovjetik të dërguara nga partnerët e Evropës Lindore me pajisje moderne.

Por presioni po rritet dhe nuk ka gjasa të heqin dorë. CDU-ja e opozitës po bën thirrje për një debat parlamentar lidhur me politikën e Gjermanisë për Ukrainën dhe Scholz është.

“Ne jemi përgjysmë”, tha Johann Wadefühl, nënkryetar parlamentar i Partisë Konservatore. “Ne nuk jemi tërësisht në anën e ukrainasve dhe ky është një gabim serioz gjeopolitik për të cilin është përgjegjës Olaf Scholz”.

Burimi: Bloomberg

Përktheu dhe përshtati: Konica.al