MENU
klinika

Ligue 1, Java 32

PSG triumfon në klasike me Neymar e Mbappe

17.04.2022 - 22:49

PSG vijon rrugën drejt titullit kampion, teksa sonte në shtëpi fitoi 2-1 ndaj Marseille, në të ashtquajtërën klasike të futbollit francez. Një sfidë ky yjet e PSG-së bënë diferencën.

Klasikja e futbollit francez dhuroi 3 gola ne 45′ e para dhe dy të anuluar. Pjesa e parë është mbyllur 2-1 për djemtë e Pochettinos me golat e Neymar dhe Mbappe me penallti. PSG ka arritur të kalojë në avantazh minutën e 12-të, Verratti dërgoi një top perfekt në drejtim të brazilianit Neymar, dhe ky i fundit e dërgoi topin në rrjetë.

Por, miqtë gjejnë barazimin pas një gafe të Donnarumma-s. Portieri italian del në goditje këndi dhe më shumë krijon rremuje se sa kap topin, që përfundon te këmbët e Duje-Caleta Car, i cili e shtyn në rrjetë.

Në fund të pjesës së parë, Rongier prek me dorë topin te pasimi i Neymar. Arbitri i beson VAR dhe pasi konfirmohet, akordon penallti, të cilën e shndërron në gol i zakonshmi Mbappe. Pak më herët Messit iu anulua një gol për pozicion jashtë loje.

Pjesa e dytë ishte akoma më e luftuar, por pati vetëm dy gola të anuluar, për Mbappe te PSG dhe Saliba te Marseille, të dy për pozcionjashtë loje. Duhet thënë se Marseille luajti si e barabartë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Një ceremoni e veçantë me mbi 2000 të ftuar…

125 vjet histori, Barcelona e bën festë!

Presidenti dhe trajneri kokë më kokë për të ardhmen

Kriza e Realit, Perez lëkundet për Ançelotin!

Kosova me renditjen më të mirë në histori

Renditja e FIFA-s, Shqipëria nuk ndryshon pozicion

Nuk kanë pësuar ende asnjë gol në 5 ndeshje

Interi është “bunkeri” që po mahnit… Europën