MENU
klinika

Kënga quhet “Hayya Hayya"

Publikohet kolona zanore e Botërorit 2022

01.04.2022 - 16:55

Kupa e Botës në Katar do të fillojë me 21 nëntor dhe përfundon me 18 dhjetor 2022. Sot është bërë publike edhe kënga zyrtare,  e cila do shoqërojë gjithë kompeticionin.

Ajo quhet “Hayya Hayya”, që do të thotë (Më mirë së bashku). Krijimi ka ardhur falë bashkëpunimit të artistit amerikan, Trinidad Cardona, një nga më të mirët në Afrikë Davido dhe Aisha (Katar).

Gjithçka është mjaft e qartë dhe lidhet shumë me situatën e fundit në botë. Me anë të kësaj këngë jepen mesazhe bashkimi, në një periudhë ku mbizotëron përçarja. Premiera do të transmetohet sonte, në ceremoninë e hedhjes e shortit të Botërorit që fillon në orën 18:00.

“Duke bashkuar zëra nga Amerika, Afrika dhe Lindja e Mesme, kjo këngë simbolizon se si muzika dhe futbolli mund të bashkojnë botën. Duke patur mbështetjen në ndikimet R&B dhe reggae, kënga përshkruan emocionet e një festivali futbolli që do të ndriçojë botën këtë vit” – shkruan FIFA.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Edhe nëse përjashtohet Irani

Italianët ëndërrojnë kot për Botërorin


Një ceremoni e veçantë me mbi 2000 të ftuar…

125 vjet histori, Barcelona e bën festë!

Presidenti dhe trajneri kokë më kokë për të ardhmen

Kriza e Realit, Perez lëkundet për Ançelotin!

Kosova me renditjen më të mirë në histori

Renditja e FIFA-s, Shqipëria nuk ndryshon pozicion

Nuk kanë pësuar ende asnjë gol në 5 ndeshje

Interi është “bunkeri” që po mahnit… Europën