Alessandro Pisano, një tifoz i vogël 11-vjeçar i Milanit, arriti të takonte ekipin e tij të preferuar më pak se 2 javë më parë, përfshirë idhullin e tij, Zlatan Ibrahimovic. Por Alessandro u nda sot nga jeta, i goditur nga një tumor me të cilin po luftonte prej disa kohësh.
Ngushëllime të mëdha në Sardegna të Cagliarit: i gjithë komuniteti u mblodh rreth prindërve Fabio dhe Sara, të cilët do të duhet të përballen me një dhimbje të pamasë që do t’i shoqërojë gjatë gjithë jetës së tyre. E ëma e shqyer nga hidhërimi komentoi: “Një pjesë e imja fluturoi me ty…të dua pafund dashuria ime…ke qenë i fortë deri në fund”
Javët e fundit Alessandro kishte përmbushur ëndrrën e tij të madhe, atë të takimit me idhujt e tij kuqezi. Pas udhëtimit në Cagliari, skuadra e Piolit kishte takuar Alessandron, një tifoz shumë i Milanit, në T-Hotel. Fotot janë publikuar nga shoqata Charlibroën e Manuela Ambu.
Ale ndërroi jetë në moshën njëmbëdhjetë vjeçare në Microcitemico në Cagliari. Një fat mizor, i paimagjinueshëm, i padrejtë. Duke iu bashkuar morisë së njerëzve që ditët e fundit kanë kujtuar Alessandron dhe i kanë shprehur ngushëllimet prindërve të fëmijës, edhe sulmuesi i Milanit, Brahim Diaz, ka dashur t’i kushtojë pak mendim atij. Milani të hënën do të dalë në fushë edhe për të.