Barcelona ka lënë pas dy humbjet radhazi, atë në Europa League dhe në shtëpi me Cadiz në kampionat dhe është rikthyer te fitorja. Katalanasit fituan 0-1 në transfertë ndaj Real Sociedad.
Golin e vetëm të takimit e shënoi Aubameyang në minutën e 11-të, i cili vijon të jetë protagonist, një nga blerjet më të qëlluara të janarit. Ndeshja ishte e hapur deri në fund, me të dyja skuadrat që kishin shanset e tyre, por mbeti në fuqi goli i sulmuesit nga Gaboni.
Barcelona rimerr kështu vendin e dytë në La Liga dhe duke patur edhe një një ndeshje në dispozicion, mjafton të menaxhojë mirë 5 javët e mbetura për të mos rrezikuar daljen jashtë 4 skuadrave të para për një vend në Champions League për sezonin e ardhshëm.