MENU
klinika

“Kam në furrë një…”

Rita Ora mëson fansat të gatuajnë ushqime shqiptare

24.04.2022 - 13:08

Ajo është një nga shqiptaret më të suksesshme në tregun muzikor botëror dhe gjithmonë me krenari tregon origjinën e saj.

Është fjala për Rita Orën, e cila në postimet e fundit në “Instastory” ka treguar disa ushqime tradicionale të vendit tonë.

Fillimisht Rita zbulon për mijëra ndjekësit e saj se si bëhet një byrek me spinaq dhe më pas tregon recetën e një taratori. Duket se këto dy specialitete, artistja me famë botërore i pëlqen shumë, e për këtë arsye zbulon dhe recetën se si përgatiten.

“Kam një byrek në furrë. Një byrek tradicional ymm”– shkruan Rita krahas fotos që ka postuar teksa duket byreku brenda në furrë.

Madje ajo ka postuar dhe video në “TikTok” dhe ë sfond e ka shoqëruar me melodinë e “Valles së Rugovës” (remix), teksa tregon për fansat përbërësit që duhen dhe si bëhet.

“Tani po bëj tarator kosovar”, shkruan këngëtarja e famshme.