MENU
klinika

Serie A, Java 33

Roma e ndëshkon në fund, Napolit larg titullit

18.04.2022 - 21:00

Pas humbjes me Fiorentinën, Napoli nuk ka shkuar më shumë se një barazim 1-1 me Romën, ndeshje e luajtur në stadiumin “Maradona”. Një barazim që largon të kaltrit për titullin, ndërsa vlen pak edhe për Romën.

Napoli ka mbyllur 45 minutat e para në avantazh 1-0 me golin e realizuar nga Insigne pas 11 minutash lojë pasi arbitri Lo Bello akordoi penallti për vendasit me VAR. Ishte Ibanez ai që shkakton faull brenda zone ndaj Lozanos.

Fillimisht arbitri vazhdoi lojën dhe më pas vendosi për 11 metra ku kapiteni Insigne nuk gaboi. Roma pati shansin më të artë me Pellegrinin, teksa goditja e kapitenit u stampua në shtyllë.

Ndeshja ishte e hapur deri në fund. Dhe pikërisht atëherë kur u mendua se Napoli mori tri pikë, vjen barazimi nga Roma. Është El Shaarawy që barazon në minutën e parë shtesë, duke marrë një pikë. Marash Kumbulla nuk u aktivizua për asnjë minutë, edhe pse ishte në stol.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Një ceremoni e veçantë me mbi 2000 të ftuar…

125 vjet histori, Barcelona e bën festë!

Presidenti dhe trajneri kokë më kokë për të ardhmen

Kriza e Realit, Perez lëkundet për Ançelotin!

Kosova me renditjen më të mirë në histori

Renditja e FIFA-s, Shqipëria nuk ndryshon pozicion

Nuk kanë pësuar ende asnjë gol në 5 ndeshje

Interi është “bunkeri” që po mahnit… Europën